RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Artur Beterbiev dhe kategoria gjysëm e rënd

3 min read

Artan Vërbica
6 shkurt 2020

Boksieri rus, Artur Beterbiev sot është padyshim boksieri më i suksesshëm në kategorinë gjysëm të rënd dhe poashtu njëri ndër boksierët më të mirë “Pound 4 pound”. Ai është kampion i botës në dy versione botërore, WBC dhe IBF. 15 fitore (15 KO) tregon fakti që Beterbiev për një kohë të shkurt arriti të mposht më të mirët e kësaj kategorie duke fituar dy brezat e kampionit të botës, ndërkohë që në synim i ka dhe dy të tjerët, WBA dhe WBO.

Kategoria gjysëm e rënd, për një dekadë u dominua nga rusi tjetër Sergey Kovalev dhe kanadezi Adonis Stevenson. Kovalevit iu ndal hovi nga Andre Ward i cili ndali dominimin e tij, ndërsa Stevenson u nokautua nga ukrainasi Oleksander Gvozdyk. Dhe në mbrojtjen e dytë nga Gvozdyk, Beterbievi e mposhti me nokaut teknik në raund të dhjetë. Dhe tani Beterbiev mund lirisht të vërtetohet më i miri i kategorisë gjysëm të rënd. Sigurisht që me padurim pritet përballja e tij me kyrgyztanasin, Dimitri Bivol (17-0, 11 KO) kampion i botës në versionin WBA, që nuk do të jetë e lehtë, por para kësaj përballje të pritur Beterbiev do të mbroj titujt e botës, WBC dhe IBF kundër kinezit të pamposhtur Fanlon Meng (16-0, 10 KO) me 28 mars në Quebec të Kanadasë.
Ndërsa brezi WBO në kategorinë gjysëm të rënd është vakant. Dhe për këtë brez WBO ka organizuar një turne, ndërmjet katër boksierëve: Meksikani Gilberto Ramirez (40-0, 26 KO) do të boksoj kundër kolumbianit, Eleider Alvarez (25-1, 13 KO), ndërsa Umar Salamov (25-1, 19 KO) kundër Maksim Vlasov (45-3-0, 26 KO). Pastaj fituesit e dy përballjeve boksojnë për titullin e kampionit. Pra, kategoria gjysëm e rënd si gjithmonë, është mjaft interesante. Besoj se deri në fund të vitit do të kemi kampionin e padiskutueshëm në këtë kategori.

Beterbiev ishte i suksesshëm edhe në boksin amator
Rusi Artur Beterbiev kishte dhënë shenjat e para të një kampioni në boks me 2006 kur në Plovdiv të Bullgarisë fitoi medaljen e artë në kampionatin Evropian në kategorinë gjysëm të rënd. Një vit më vonë në kampionatin botëror në Chicago, fitoi të argjendtën duke qenë i dyti. I pafat ishte në Lojrat Olimpike në Pekin me 2008 kur u mposht në çerekfinale nga kinezi, Zhang Xiaoping. Xiaopin më pastaj fitoi të artën, por që fitorja ndaj Beterbiev nuk ishte aq e pastërt. Nuk u zhgënjye dhe vazhdoi duke u shpallur kampion i botës me 2009 në Milano duke iu treguar se është më i miri në botë. Me 2010 në kampionatin evropian në Moskë, fitoi medaljen e artë. Kjo ishte hera e dytë që shpallej kampion në kontinentin e vjetër.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.