RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Analizë: Sytë tek Sopa, Paskali dhe Zhuta

4 min read

Sopa dhe PaskaliShkruan: Artan Vërbica

Boksierët amator shqiptarë në botë po dalin në pahë çdo ditë e më shumë. Të tillë janë dy boksierët shqiptarë Xhek Paskali dhe Kastriot Sopa të cilët kanë zënë vend në përfaqësuesen e parë të Gjermanisë. Së fundi Sopa mori pjesë në kampionatin evropian në Minsk të Bjellorusisë i cili kaloi dy pengesa duke u eliminuar në çerekfinale. Paskali poashtu ishte shumë afër që të marrë pjesë në Bjelorusi, por u anashkalua sepse gjermanët si disa herë më parë i dhanë rastin boksierit tjetër Stefan Hartel vetëm pse është gjerman. Por, zhgënjimi i vazhdueshëm i Hartel në dy vitet e fundit, bëri që ai të largohet nga përfaqësuesja gjermane për tu zavendësuar me Paskalin i cili vlerësohet e ardhmja e boksit gjerman së bashku me Kastriot Sopën. Pos Paskalit dhe Sopës, Kosova Boxing vlerëson edhe boksierin tjetër shqiptar i cili përfaqëson Maqedoninë, Fatlum Zhutën.

fatlum zhutaZhuta i cili nuk u lejua nga shteti i Rusisë të kaloj për në Bjellorusi për pjesëmarrje në kampionatin evropian, ai mori pjesë në Lojrat Mediterane në Mersin të Turqisë, i cili fitoi medaljen e bronztë. Zhuta ka potencial që sërish të gjendet në mesin e katër boksierëve më të mirë në kampionatin botëror, I cili fillon këtë vit nga data 4 deri 13 tetor në qytetin Almaty të Kazakistanit. Pra sytë e çdo adhuruesi të boksit tonë do të janë tek Sopa, Paskali dhe Zhuta.

Kosova dhe Shqipëria nuk morën pjesë në evropian për shkakë se Kosova nuk arriti të pajiset me viza, ndërsa Shqipëria për shkakë të fushatës së zgjedhjeve parlamentare. Dmth, më e rëndësishme ishin zgjedhjet se sa pjesëmarrja në kampionatin evropian. Por të jemi real dhe kritikë, as Kosova dhe as Shqipëria gjasat do të ishin zero për të kaluar ndonjë xhiro e lere të fitojnë medalje.

Kosova ka disa boksier cilësor si Liridon Zeqiri, Burim Hasani dhe vëllezërit Arian dhe Gazmend Gashi, por puna e tyre në klube dhe mbështetja nga Federata e boksit të Kosovës është nën zero, mungon shumë çka, është për keq ardhje dhe nuk mund të presim ndonjë rezultat aktualisht. Dhe tjetra është se duhet ti përvishemi punës dhe jo të marrim pjesë si turistë në kampionate evropiane apo botërore. Kosova më mirë do të ishte të marrë pjesë në Lojrat Mediterane që u mbajtën në Turqi se sa që ishte e fokusuar në Bjellorusi për kampionatin evropian. Pra u mungon vizioni i prerë Federatës së boksit të Kosovës që çdo ditë e më shumë po e fundosin boksin tonë.

Njejtë sikur Kosova edhe Shqipëria ndjekë rrugën e dështimit. Për vendin tonë amë më e rëndësishme ishte përndjekja e fushatës parazgjedhore se sa pjesëmarrja në kampionatin evropian në Minsk të Bjellorusisë. Ndërsa dështuan komplet në Lojrat Mediterane në Mersin të Turqisë. Kjo kërkon analizë të gjërë dhe të gjatë se pse Shqipëria për 20-të e ca vite nuk ka fituar asnjë medalje. Duhet theksuar se Shqipëria me kualitetin e boksierëve qëndron më mirë se Kosova, por iu mungon organizimi, puna profesionale dhe transparenca ndër klubet dhe udhëheqësive. Boksierët si Kristian Demaj, Asmer Bilalli, Alban Bermeta, Xhulio Vrenozi, Aleksander Ramo dhe Xhek Paskali dhe Kastriot Sopatë tjerët janë hargjuar. Ndërsa kam drojë që talentët tjerë si Alban Beqiri, Denis Nurja, Rexhildo Zenel do të ndjekin rrugën e njejtë.

Deri sa të gjitha kombëtaret kanë filluar përgatitjet për kampionatin botëror, në Kosovë dhe Shqipëri nuk kanë filluar përgatitjet dhe ndoshta mund të theme se nuk e dine datën e zhvillimit të kampionatit botëror. Nga dy boksierët tanë Sopa dhe Paskali mësuam se reprezentacioni i Gjermanisë i ka dërguar dy boksierët tanë në ushtrinë gjermane për ti përgatitur fizikisht për fazën e parë. E ku gjindemi ne sot, sigurisht se krerët e dy federatave tona gjenden në ndonjë vend bregdetar, Durrës, Saranandë, Ulqin, duke i shijuar rrezet e diellit. Ky është dështimi ynë, pra me këto njerëz nuk kemi për të fituar kurr medalje, fatkeqësisht.

 

 

2 thoughts on “Analizë: Sytë tek Sopa, Paskali dhe Zhuta

  1. Artan te lumte, je i vetmi qe flet realitetin dhe denoncon punen e drejtuesve te paafte qe po kalbin perdite e me shum boksin Shqiptar dhe Kosovar…………………!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.