RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Analizë: Krasniqi pranë titullit botëror

3 min read

Boksieri ynë për të rikthyer identitetin shqiptarë

Artan Vërbica

haxhi krasniqi - 2Prishtinë, 13 shkurt 2015 – Data 21 marsi mund të jetë datë historike për boksin shqiptar, për arsye se kombi shqiptar për herë të parë do të kishte kampionin e botës në boksin profesionist. Këtë do të mund ta bëntë Haxhi (Robin) Krasniqi i cili do të ketë rastin e dytë të fitoj titullin e kampionit të botës. Kjo do të ishte gjeja më e rëndisishme, pasi me parë ishin Luan Krasniqi, Shpend Abazi, vetë Haxhi (Robin) Krasniqi dhe Edis Tatli që ishin shumë pranë, por që nuk arritën të kurorëzohen me titullin e kampionit të botës.

2005 – I pari që sfidoj titullin e kampionit të botës, ishte Luan Krasniqi në vitin 2005, i cili në Hamburg të Gjermanisë boksoi ndaj amerikanit Lamon Brewster duke pësuar me nakaut teknik në raund të nëntë. Krasniqi dominoi terësisht meçin, por nga pakujdesia humbi meçin e vlefshëm.

2007 – I dyti ishte shqiptari nga Tetova, Shpend Abazi, i cili në vitin 2007 në Kopenhagë të Danimarkës boksoi ndaj amerikanit Robert Guerrero duke pësuar sikurse Krasniqi në raund të nëntë me nakaut teknik. Pas këtij meçi Abazi u penzionua.

2013 – U deshtën të kalojnë plot gjashtë vite që ndonjë boksier shqiptar të arrijë në pediestal për të sfidur sërish titullin e kampionit të botës. Ai ishte Haxhi (Robin) Krasniqi i cili në vitin 2013 në Londër të Anglisë nuk arriti të thejë akullin që të fitoj titullin e botës. Krasniqi pësoi ndaj vellsianit Nathan Cleverly me vendim unanim pas 12-raundeve.

2014 – Në vitin që lamë pas ishte prizrenasi, Edis Tatli që pati rastin, por që edhe ky nuk arriti. Tatli në Helsinki të Finlandës pësoi ndaj kubanezit Richard Abril me vendim të një anshëm të gjyqëtarëve pas 12-raundeve.

2015 – Një muaj e gjysmë na ndajnë ku me 21 mars në Rostok të Gjermanisë, Haxhi (Robin) Krasniqi sfidon titullin e kampionit të botës ndaj gjermanit Jurgen Brahmer.

Se sa vështirë është të jesh kampion bote, tregon dhe fakti që të gjithë akterët e boksit tanë të lart përmendur arritën deri te sfida, por që nuk ia arritën sepse duhet të jemi real, është shumë e vështirë. Prapë do të jetë vështirë për Krasniqin, por shpresa jonë do të na mbaj nën ethe duke shpresuar se fati do të punoj për ne, që përfundimisht ne shqiptarët të kemi kampionin e botës. Kjo do të na ipte dhe shpresën që boksi ynë do të vazhdoj të sjell kampiona të botës, dhe do të na jap një shkëndijë tjetër për talentët tjerë shqiptar që do t`ia mësyjnë titullit të kampionit, duke ditur që shqiptarët kanë brum për boks, por vetëm që duhet dikush të thejë tabun dhe të kemi më pastaj vetëbesimin e duhur.

Fitorja e Krasniqit me 21 mars do të ngrejë lart krenarin tonë, ku krahas flamurit gjerman, do të valavitet edhe ai kosovar dhe kombëtar. Kosova e cila po përjeton një eufori të paparë të emigrimit, gjë që nuk e kishte përjetuar as në kohën e regjimit serb, duhet dikush të rikthej identitetin e kombit shqiptar, e ky do të mund të jetë Haxhi Krasniqi.

www.kosovaboxing.org 

2 thoughts on “Analizë: Krasniqi pranë titullit botëror

  1. Kundershtari Jurgen Brahmer a eshte ndonje bokser I klasite te larte…??? A i pershtatet stilit te Haxhise ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.