RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Agon Gashi boksieri më i mirë i turneut “Pavarsia 2015”

2 min read

Agon GashiPrishtinë, 15 shkurt 2015 – Organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës, në Prishtinë u mbajt Turneu Ndërkombëtar i boksit “Pavarësia 2015”.  Në turne u paraqiten boksierët nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania dhe nga Kosova. Adhuruesit e boksit/afro 300/ u ndanë të kënaqur me boksin e demonstruar në 7 duele të zhvilluara.

Boksieri më i mirë u zgjodh Agon Gashi i cili me boksin e tij të treguar ndaj kampionit të Shqipërisë, Albi Sorra, arriti të dal fitues. Ky rezultat ishte edhe befasues për çdo kend duke ditur cilësin e boksierit Sorra, por që Gashi i talentuar arriti të demonstroj boksin më të bukur duke triumfuar pas tre raundeve. Kjo shfaqje e tij edhe e zgjodhi boksierin më të mirë të turneut.

Në duelet tjera dolën këto rezultate: Egzon Shajkovci doli më i mirë se Muhamet Sejdiu me rezultat 3 me 0. Edmond Zefi mposhti maqedonin Almir Nurisov me rezultat 3 me 0. Arnold Kuçari nga Shqipëria mposhti Nikollë Rasin, 2 me 1. Naser Shala mposhti me ndërprerje maqedonin Mendo Djeladin në raund të parë. Xhulio Vrenozi ishte më i mirë se Valdrin Elezaj me rezultat 3 me 0. Ndërsa në duelin e fundit Fisnik Muharremi mposhti Pirro Çunin me rezultat të ngushtë 2 me 1.

Duhet përgëzuar trajnerin e boksit Prizreni, Votim Zllapuzhani i cili me ftesën e tij ka sjellur boksierin Agon Gashi të merr pjesë në këtë turne. Shembullin e tij duhet të sjellin edhe personat e tjerë të boksit të Kosovës.

Boksieri më i mirë – Agon Gashi
Tekniku më i mirë – Xhulijo Vrenozi
Çifti më luftarak  – Almir Nurisov dhe Edmond Zefi
Boksieri më i mirë vendor – Fisnik Muharremi

Përgatiti: Artan Vërbica
Foto: Shpend Ahmeti 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.