Alban Bermeta boksieri më i mirë i turneut tradicional “Rasim Kiqina”
3 min readFoto : Avdush Cakaj
Drenas, 3 Shtator 2011 – Ne prani të 3000 shikuesve në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas është mbajtur turneu tradicional i 4-të me radhë për nder të heroit kombëtar “Rasim Kiqina”. U zhvilluan gjithësej shtatë meçe ku u tregua boks mjaft cilësor, ndërsa ishte turneu më i bukur i këtij viti edhe nga organizimi por edhe nga kualiteti. Turneu ishte i organizaur nga klubi i boksit Drenasi, ndërsa mbikqyrës i turneut ishte Federata e Boksit të Kosovës. Pjesëmarrës ishin shtetet nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe nikoqiri Kosova. Boksieri me i mirë u zgjedh Alban Bermeta i cili mposhti Egzon Muçollin me vendim unanim. Ishte ky një meç majft interesant ku Bermeta kishte rastet e tij duke treguar më shumë përvojë dhe cilësi. Ky meç dha edhe më të mirin e këtij turneu pasi të dy treguan boks të bukur. Ndeshje interesant u zhvillua edhe ndërmjet Burim Hasanit dhe Sergjo Sinës nga Shqipëria e cili përfundoi me barazim. Ky meç u zhgjedh qifti më luftarak.. Meç interesant u zhvillua edhe ndërmjet malazesit Emir Sabotic i cili mundi boksierin tonë perspektiv Arian Gashin me vendim unanim. Ndërkohë juria profesionale në krye me Mehmet Bogujevcin zgjedhi Emir Sabotic teknikun më të mirë. Në meçet tjera u arritën këto rezultatet ku Gazmend Gashi mposhti Eret Rexhen nga Shqiperia me vendim unanim. Në këtë turne u zhvilluan edhe dy meçe në konkurrencën e femrave ku Marigona Beadini mposhti Mirsada Muminovic me vendim unanim, ndërsa Albulena Gubetini barazoi me të pestën në Evropë Pasha Maligic. Beadini edhe kësaj radhe tregoi se ka vlera të mëdha të boksierës, duke treguar klasë të lartë. Brohoritjet e shikuesve drenicak ishin të mëdha ku Beadini mundi bindshëm boshnjakun. Ndërkohë edhe Gubetini e cila është vetem 16 vjeçare tregoi boks të mirë në tre raunde kundër Malagiç. Një ndeshje tjetër në konkurrencën e juniorëve u zhvillua ku Fatlum Haxholli mposhti Valdrin Bajraktarin me vendim unanim të gjyqëtarëve. Një vlerësim i drejt ishte edhe nga gjyqëtarët e Kosovës dhe ai nga Mali i Zi, Sreten Boskoviç të cilën ndan drejtësin në mënyrë të përkryer.
Boksieri më i mirë i turneut: Alban Bermeta
Tekniku më i mirë: Emir Sabotic
Qifti më luftarak: Burim Hasani dhe Sergjo Sina
Junior :
81 kg – Fatlum Haxholli (Kosovë) vs. Valdrin Bajraktari (Kosovë) – 2:0
64 kg – Albulena Gubetini (Kosovë) vs. Pasha Maligiç (Bosne e Hercegovinë) – 1-1 – Barazim
Senior :
64 kg – Gazmend Gashi (Kosovë) vs. Eret Rexha (Shqipëri) – 2-0
69 kg – Burim Hasani (Kosovë) vs. Sergjo Sina (Shqipëri) – 1-1 – Barazim
69 kg – Arian Gashi (Kosovë) vs. Emir Sabotiç (Mali i Zi) – 2-0
81 kg – Egzon Muçolli (Kosovë) vs. Alban Bermeta (Shqipëri) – 0-2
60 kg – Marigona Beadini (Kosovë) vs. Mirsada Muminoviç (Bosne e Hercegovinë) – 2-0
Gjyqëtarët :
Rrustem Konjuhi
Latif Demolli
Sreten Boshkoviç
Agim Tahiraj
Rasim Rrustemi
Juria Profesionale :
Mehmet Bogujevci – kryetar
Artan Vërbica
Murafid Salkic (Bosne e Hercegovinë)
Joco Todorvic (Mali i Zi)
Jetmir Kuci (Shqipëri)
Këshilli organizativ :
Gani Halilaj
Dibran Fylli
Agim Tahiraj
Faton Ramadani
Avdush Cakaj
Artan Verbica
Gjyqëtarët :
Rrustem Konjuhi
Latif Demolli
Sreten Boshkoviç
Agim Tahiraj
Rasim Rrustemi
Delegat : Sylë Voca
Kosova Boxing do t`ju sjell në ditët në vazhdim edhe një fotogaleri nga turneu tradicional i boksit “Rasim Kiqina”.
Kosovaboxing.org
4 Shtator 2011
e o lace po nga te kemi ty me
aaaaaaaa