RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Alban Beqiri shkruan histori, siguron medaljen e parë botërore për Shqipërinë

3 min read

Artan Vërbica / 2 nëntor 2021

Boksieri ynë Alban Beqiri ka siguruar medaljen e parë botërore në boks për Shqipërinë. Ai ka shkruajtur histori për Shqipërinë, por edhe për gjithë kombin. Me triumfin e tij, është dëshmuar se Shqipëria ka qenë ndër vendet që më së shumti ka zhvilluar boksin në Ballkan.

Beqiri bokson në kategorinë e re, gjysëm të mesme deri 71 kg.

Ishte kroati Marijo Sivolija i fundit që me 2005 në kampionatin botëror në Kinë kishte fituar medaljen e argjendtë nga shtetet ballkanike. Ai atë botë e fitoi për Kroacinë. Dhe pas 17-vitesh, Beqiri bëhet njëri ndër ata boksier që fiton medalje në kampionatin botëror, gjë që kishte kaluar një periudh e gjatë që nga këto treva që nuk kishin fituar medalje në botëror. Edhe Serbia siguroi medalje, por kjo ka as pak vlerë, pasi Serbia pagoi dhe iu dha nënshtetësinë pesë boksierëve kulminant nga Rusia për ta përfaqësuar Sërbinë.

Medalja e Beqiri rritë autoritetin e vendit tonë. Ai iu tregoi botës se jo rastësisht, me katër fitore të njëpasnjëshme siguroi medaljen e bronzt, ndërsa që ka gjasa që të fitoj të argjendtën nëse mposht rusin dhe të futet në finale për të sfiduar edhe të artën. Ai në me 4 nëntor në gjysëmfinale do të takohet me rusin, Vadim Musaev.

Ecuria e Beqirit deri te medalja:

Alban Beqiri meçin e parë e pati me keniasin, Boniface Mainana. Beqiri e dominoi meçin duke e mposhtur me vendim unanim, 5 me 0.

Meçin e dytë preliminar e pati me lituanezin, Saimonas Banys. Sikur se në meçin e parë, edhe në të dytin ai shkëlqeu me një performancë mjaft të mirë duke troumfuar me vendim unanim, 5 me 0. Me këtë fitore ai hyri në të tetën e finales.

Ngadalë dhe sigurtë ai po marshonte drejt fitoreve. Meçi radhës ishte me panamezin, Eduardo Beckford. Edhe pse Beckford me një gjatësi 10 cm më i gjatë se boksieri ynë, nuk arriti ti shfrytëzoj duart e tij të gjata, pasi Beqiri me intelegjencë prishi çdo koncept të tij duke depërtuar në çerekfinale. Ai mposhti Beckfordin, 4 me 1.

Dhe meçi për medalje në çerekfinale ishte kundër jordanezit të fuqishëm, Zeyad Eashash. Eashash konsiderohej favorit ndaj boksierit tonë. Ai në xhiron e parë kishte mposhtur dy herë kampionin olimpik (2012, 2020) dhe ish kamionin botëror (2009), Roniel Iglesias (305 fitore dhe 44 humbje) me “headbut”, pasi dueli ishte ndalur në minutën 1:05 pas një përplasje aksidentale kokë mbi kokë dhe pasi Eashash kishte pasur disa goditje, fitorja iu dha atij. Ai kaloi edhe dy pengesa të tjera për të ardhur te dueli me boksierin tonë. Dhe Beqiri në çerekfinale zhvilloi njërin ndër meçet më të mira në karrierë. Ai me siguri dhe intelegjencë dëshmoi se e meriton medaljen. Në raundin e parë bëri aq sa për të ruajtur forcën për dy raundet e tjera, duke e humbur 3 me 2. E kuptoi strategjinë e jordanezit dhe në të dytën e detyroi të hargjoj gjithë energjinë. Ai me një teknik të përkryer priste gabimet e Eashash dhe e dënonte me kundër goditje. Ishte krosheja e tij e cila gjithmonë e dënonte jordanezin. Ai e fitoi pastër të dytën. Edhe në raundin e tretë ishte i njejtë, i përkryer. Tani më edhe psiqikisht kishte mposhtur Eashashin dhe mbajti kontrollin deri në fund. Dhe në fund, gjyqëtarët i dhanë fitoren e pastërt Beqirit, 4 me 1.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.