RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Alban Beqiri fiton të bronztën në Kampionatin botëror

2 min read

Beograd, 7 nëntor 2021 – Alban Beqiri ka përfunduar ekspeditën e tij në Kampionatin botëror që u mbajt në Beograd të Sërbisë duke fituar medaljen e bronztë. Beqiri edhe pse i lënduar vendosi ti dal në gjysëmfinale rusit Vadim Musaev i cili humbi me vendim unanim por tregoi luftë të fortë dhe as pak respekt për rusin që ishte favorit. Gjithsesi Beqiri kishte përmbushur misionin e tij. Ai me një performancë dhe guxim të jashtzakonshëm arriti të tregoj vetën dhe të tejkalon parashikimet që askush nuk e kishte pritur, duke arritur ti mposht katër boksier duke arritur deri te gjysëm finalja duke fituar medaljen e bronzt.

Alban Beqiri meçin e parë e pati me keniasin, Boniface Mainana. Beqiri e dominoi meçin duke e mposhtur me vendim unanim, 5 me 0.

Meçin e dytë preliminar e pati me lituanezin, Saimonas Banys. Sikur se në meçin e parë, edhe në të dytin ai shkëlqeu me një performancë mjaft të mirë duke troumfuar me vendim unanim, 5 me 0. Me këtë fitore ai hyri në të tetën e finales.

Ngadalë dhe sigurtë ai po marshonte drejt fitoreve. Meçi radhës ishte me panamezin, Eduardo Beckford. Edhe pse Beckford me një gjatësi 10 cm më i gjatë se boksieri ynë, nuk arriti ti shfrytëzoj duart e tij të gjata, pasi Beqiri me intelegjencë prishi çdo koncept të tij duke depërtuar në çerekfinale. Ai mposhti Beckfordin, 4 me 1.

Dhe meçi për medalje në çerekfinale ishte kundër jordanezit të fuqishëm, Zeyad Eashash. Eashash konsiderohej favorit ndaj boksierit tonë. Ai në xhiron e parë kishte mposhtur dy herë kampionin olimpik (2012, 2020) dhe ish kamionin botëror (2009), Roniel Iglesias (305 fitore dhe 44 humbje) me “headbut”, pasi dueli ishte ndalur në minutën 1:05 pas një përplasje aksidentale kokë mbi kokë dhe pasi Eashash kishte pasur disa goditje, fitorja iu dha atij. Ai kaloi edhe dy pengesa të tjera për të ardhur te dueli me boksierin tonë. Dhe Beqiri në çerekfinale zhvilloi njërin ndër meçet më të mira në karrierë. Ai me siguri dhe intelegjencë dëshmoi se e meriton medaljen. Në raundin e parë bëri aq sa për të ruajtur forcën për dy raundet e tjera, duke e humbur 3 me 2. E kuptoi strategjinë e jordanezit dhe në të dytën e detyroi të hargjoj gjithë energjinë. Ai me një teknik të përkryer priste gabimet e Eashash dhe e dënonte me kundër goditje. Ishte krosheja e tij e cila gjithmonë e dënonte jordanezin. Ai e fitoi pastër të dytën. Edhe në raundin e tretë ishte i njejtë, i përkryer. Tani më edhe psiqikisht kishte mposhtur Eashashin dhe mbajti kontrollin deri në fund. Dhe në fund, gjyqëtarët i dhanë fitoren e pastërt Beqirit, 4 me 1.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.