Agron Smakiçi vazhdon ti nakautoj kundërshtarët
2 min readArtan Vërbica
Sporthalle Hamburg, Gjermani, 22 dhjetor 2017 – Agron Smakiçi edhe një herë është dëshmuar se nuk ka mëshirë për kundërshtarët. Ai mbrëmë mposhti ukrainasin me shumë eksperiencë, Oleksiy Mazakin me nakaut në raund të parë.
Smakiçi (11-0, 10 KO) e filloi mirë meçin që nga fillimi duke kërkuar të gjuaj goditjen e tij të fuqishme. Duke ditur forcën që ka Smakiçi, edhe Mazakin (14-13-2, 4 KO) kërkoi të njejtën gjë të bëjë. Sapo kaloi minuti i parë të dy boksierët filluan rebesh goditjesh. Smakiçi goditi fortë së pari me të majtën e tij, Mazakin iu kundër përgjigjë, Smakiçi ia ktheu ndërsa prapë Mazakin goditi dy herë fuqishëm boksierin tonë, por që ky rezistoi ndërsa që shfrytëzoi instiktin e tij që ka për nakaut ku me një kroshe të shkurt me të majtë gjeti cakun aty ku duhet dhe Mazakin ishte në dysheme. Ai nuk arriti të ngritet dhe kështu Smakiçi shënoi edhe një fitore të madhe drejt rrugëtimit të suksesshëm, ku pritet një e ardhme e madhe nga ky djalosh.
Smakiçi po përmbyll vitin 2017 me tre fitore të mëdha. Ai që nga arritja në ekipin ECB Boxing në qershor, ka shënuar tre fitore të një pas njëshme duke u dëshmuar si njëri ndër boksierët më të mirë në kategorinë e rend në Gjermani dhe Evropë.
Koha do të na dëshmojë për Smakiçin, por Kosova Boxing shumë vite më parë ka besuar në talentin e tij dhe koha e tij ngadalë po vjen.
www.kosovaboxing.org
23 dhjetor 2017