RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Zeqiri humb betejen ndaj arapit Ouslati

1 min read

Bruksel, Belgjikë, 12 Shkurt 2012 – Usama Zeqiri ka humbur përballjen ndaj boksierit me origjinë nga Arabia Saudite, Mohamed Ali Ouslati me vendim unanim pas 6 raundeve. Një betejë e fortë ishte zhvilluar ndërmjet këtyre dyve ndonëse epersia e boksierit vendas Ouslati kishte ndikim te fitorja. Raundi i parë ishte mjaft i fortë ndonëse disa herë Ouslati goditi Zeqirin me kokë dhe kjo u tolerua nga gjyqëtari në ring Daniel Van de Wiele. Kjo disi e dekoncetroi Zeqirin, por ai boksoi për mrekulli në vazhdim, ku për gjashtë raunde meçi ishte mjaft i barazpeshuar. Në fund gjyqëtarët e vlerësuan me 59-56, 58-56 dhe 58-56 në të mirë të Ouslati.

Pas meçit Kosova Boxing kontaktoi boksierin Zeqiri, gjë që shifej paknaqësi nga ana e tij për shkak të humbjes. “Nuk ka qenë më i mirë se unë, por unë isha musafir dhe ishte vështirë. Që në fillim të raundit të parë kur e toleroj gjyqëtari të boksoj ashpër ndaj meje dhe nuk u sanksionua, unë e dita se do të duhej të fitoj me KO. Ai më dekoncetroi me disa goditje me kokë, por unë mora vetën dhe boksova mjaft mirë. I thashë pas meçit se dua revanshin, dhe pres ti revanshohem” theksoi Zeqiri për kosovaboxing.org.

Zeqiri ka bilanc prej 1 fitore dhe 1 humbje tani. Ai pritet që rekordin e tij të përmisoj në të ardhmen.

Artan Vërbica
13 Shkurt 2012

1 thought on “Zeqiri humb betejen ndaj arapit Ouslati

  1. boxieret kokan kone dyte te huaj dhe nuk besoj se ka pas ndonje perparsi per kundershtarin e Zeqirit por Zeqiri sa me duket ka garu ne boxin amator ne Kosove edhe ka ik ne Belgjik te kaloj ne profi pa bo sepaku disa neqe amatore ne Belgjik, per te par veten se ku osht the tani te kaloj ne profi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.