Halili dhe Hadergjonaj dy emra të rinjë në boksin profesionist
2 min readBoksi shqiptar çdo ditë po numëron më shumë boksier në ringun profesionist. Viti 2012 po sjell disa talenta që deri më sot i kemi ndëgjuar pak, por që kanë rilindur në këtë vit. Fjala është për boksierin perspektiv Skender Halilin i cili zhvillon karrierën e boksierit profesionist në SHBA, dhe Uran Hadergjonaj një talent tjetër të boksierit profesionist në Zvicër. Halili ka rekord 3-0 (3 KO), ndërsa Hadergjonaj 2-0 (2 KO).
Skender Halili është 21-vjeçar. Ai boksin profesionist e filloi si 19-vjeçar ku zhvilloi vetëm një meç në vitin e debutimit në 2010. Fitorja e tij ishte me KO në raund të parë ndaj Nicholas Chadena. Vitin e kaluar zhvilloi një tjetër meç duke fituar sërish me ndërprerje në raund të parë ndaj Derick Jones. Halili kishte vështirësi për një menagjer të mirë, por tani ka gjetur një siç thonë i cili shpresojmë këtë talent të ecin përpara. Para dy javësh zhvilloi meçin e tretë profesionist ku mundi amerikanin Tyroll Boggs me ndërprerje në raund të dytë. Tre meçe profesioniste, tre fitore (3 KO), janë disa rezultatet që mund të pritet shumë nga ky djalosh shqiptar nga Kosova që jeton në Texas të SHBA-ve.
Talenti tjetër është djaloshi nga Deçani, Uran Hadergjonaj i cili filloi boksin profesionist vitin e kaluar në Zvicër. Hadergjonaj karrierën e kishte filluar në kick-box, por vitin e kaluar vendosi për boksin profesionist. Ai meçin e parë e fitoi ndaj Goekhan Yertuerk me KO në raund të parë, ndërsa para dy nete mposhti Ibrahim Mehrez me KO në raund të dytë.
Artan Vërbica
14 Shkurt 2012