Xhilla fiton ndërsa Sherifi barazon në Drau të Austrisë
1 min readFestsaal Lendorf, Drau, Austri, 29 Maj 2010 – Agron Xhilla 2-0 (2 KO) ka shënuar fitoren e dytë në boksin profesionist. Xhilla shënoi fitore duke mposhtur Andre Nemecek me KO në raund të parë, vetem pas 20 sekondave. Xhilla me një kroshe të majt dërmoi debutuesin e ri nga Austria. Kjo është fitorja e dytë mbrenda 10 ditësh për boksierin strugan. Në këtë mbrëmje boksoi edhe boksieri tjetër shqiptar, Sevdail Sherifi 2-1-1 (2 KO) i cili zhvilloi një luftë të fortë me austriakun Ali Chakiev 9-1-1 (1 KO). Kundërshtari i boksierit tonë nga Presheva i cili kishte me shumë eksperiencë në boksin profesionist nuk arriti të del më i mirë se boksieri ynë. Sherifi ishte më i mirë por gjyqëtarët e vleresuan duelin e barabartë.
Kosovaboxing.org
30 Maj 2010