RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Veseli triumfon në Zarë të Kroacisë ndaj Vlado Konsky

1 min read

Shkodran Veseli (94)Zarë, Kroaci, 6 qershor 2014 – Shkodran Veseli po vazhdon shkëlqimin e tij. Ai në këtë fundjavë mposhti në qytetin bregdetar të Kroacisë, sllovakun Vlado Konsky. Veselit i takoi raundi i parë, ndërsa që Kosky ishte më i mirë në raundin e dytë. Raundi i tretë i cili ishte përcaktues ishte i Veselit i cili me meritë triumfoj këtë përballje ndaj një kikboksieri më nam në Sllovaki.

“E kam parashikuar që meçi do të jetë shumë i fortë duke ditur kualitetet e kundërshtarit. Raundin e parë e fitova, ndërsa në të dytin humba pak koncetrimin, por gjithçka e kompenzova në të tretin duke e fituar” theksoi Veseli për Kosova Boxing.

Kjo është fitorja e katërt e Veselit këtë vit, karshi një humbje. Ndërsa rekordi tashmë i Veselit është 55 fitore (43 KO), dhe 14 humbje.

Artan Vërbica
8 qershor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.