RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Veseli humb padrejtësisht nga Danenberg duke u dëmtuar nga gjyqëtarët

1 min read

shkodran-veseli-1-24Linz, Austri, 23 shtator 2016 – Shkodran Veseli ka humbur meçin ndaj Eyevan Danenberg e vlefshme për titullin FFC. Ka qenë gjatësia e Danenberg 195 cm që i ka dhanë fitoren holandezit dhe pse meçi ishte i barazpeshuar. Veseli hyri në meç i ngarkuar dhe duke u munduar që të gjejë strategjinë kundër tij, por hasi në vështirësi dhe humbi pikërisht për këtë arsye dy raundet, të parën dhe të dytën. shkodran-veseli-1-23shkodran-veseli-1-25Raundi i tretë ishte i kikboksierit tonë i cili gjeti formulën, ai në këtë raund arriti me një kroshe të djathtë ta hedh në dysheme, por që Danenberg u zgjua dhe mezi u mbajtë deri në fund. Kur pritej që meçi të shpallet i barabartë pasi dy raundet e para ishin 10-9 për Danenberg dhe i fundit për Veselin 10-8, pasi Danenberg pati nokdovn, dhe rezultati duhej të ishte 28-28, fatkeqësisht dhe e padrejtësisht iu dha fitorja Danenbergut. Ishte duhur me rregulla të ipej një raund ekstra, por që u dëmtua Veseli.

Si do që të jetë humbja e Veselit nuk e dëmton imazhin dhe reputacionin e tij. Ai mbetët njëri ndër kikboksierët më të mirë jo vetëm shqiptarë, por edhe botëror.

Artan Vërbica / 25 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.