RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Matjet Zyrtare nga Linz: Veseli 76.5 kg, Danenberg 76. 7 kg

2 min read

shkodran-veseli-1234Linz, Austri, 22 shtator 2016 – Kundërshtari i Shkodran Veselit, Eyevan Danenberg ka dështuar në herën e parë që të jetë në peshën e duhur. Ai është dal me mbi peshë për 800 gramë, gjithsejt 78, 3 kg. Atij i është dhënë edhe rasti i dytë që për një orë të jetë në peshën e duhur dhe ka arritur të jetë 76.7 kg. Ndërsa kikboksieri ynë ka qenë në peshën e duhur 76.5 kg. 

shkodran-veseli-1Shkodran Veseli dhe Eyevan Danenberg janë pjesë e ekipit FFC. Të dytë deri më tani në këtë garë prestigjioze kanë vetëm fitore. Veseli është paraqitur 4 herë në FFC duke shënuar 4 fitore, ndërsa Danenberg është paraqitur 3 herë në FFC  duke shënuar 3 fitore.  Veseli ka më shumë përvojë në ringun profesionist se Danenberg.
Veseli ka më shumë përvojë në ringun profesionist se Danenberg. Ai ka zhvilluar gjithsejt 79 meçe ku ka bilanc prej 65 fitoresh dhe 14 humbje, ndërsa Danenberg ka gjithsejt zhvilluar 25 meçe në karrierë si profesionist ku ka bilanc prej 22 fitoresh dhe 3 humbje.

Meçi Veseli dhe Danenberg do të jetë e vlefshme për titullin FFC, garë ndër më prestigjiozet e botës.

Gara e FFC 26 do të sjellë 6 meçe në MMA dhe 6 meçe në kikboks. Këto janë çiftet për meçet e neserme:

MMA
Dion Staring (NED) 107,3kg vs. Darko Stošić (SER) 103,0, HW – title match
Filip Pejić (CRO) 65,6 vs. Ahmed Vila (BiH), 65,4 -66kg – title match
Ivica Trušček (CRO) 80,0 vs. Abusupiyan Magomedov (GER) 80,5 , -80 kg
Florian Harringer (AUT) 84,3 vs. Aleksandar Ilić (SER), 84,2 -84kg
Marko Burušić (CRO) 66,5 vs. Arbi Mezhidov (RUS) 66,4, 66kg
Ahmed Abdulkadirov (AUT), 68.5 vs. Vasilis Karavasilis (GRE), 68,5, -68kg

Kikboks
Shkodran Veseli (ALB) 76,5 vs. Eyevan Danenberg (NED) 78,3, -77kg –title match *
Samo Petje (SLO) vs. Zahir Zairov (NED), 69,5, -70kg
Tomislav Čikotić (CRO) 110,0 vs. Enver Šljivar (SUI) 103,7, HW
Kristijan Franjić (AUT) 76,0 vs. Ivan Bilić (CRO) 77,2, -77kg
Thomas Leitner (AUT) 70,0 vs. Marian Serban (ROM)TBM, -70kg
Rene Wimmer (AUT) 85,0 vs. Cheick Sidibe (FRA) 84,2, -85kg

Këto informacione na sjellë ekskluzivisht për Kosova Boxing vëllai i Shkodranit, Mërgim Veseli.

www.kosovaboxing.org
22 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.