RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Vasyl Lomachenko dëshmon cilësinë elitare të boksierëve më të mirë në botë

2 min read

lomachenko-vs-waltersCosmopolitan, Las Vegas, SHBA, 26 nëntor 2016 – Kundër ukrainasit Vasyl Lomachenkos është vështirë për secilin boksier që dëshiron ti kundërvihet ukrainasit. Kjo u dëshmua edhe mbrëmë kur Nicholas Walters u dorëzua në fund të raundit të shtatë. Për Walters ishte humbja e parë në karrierë pas 28-meçeve. 

Me këtë fitore Lomachenko (7-1, 5 KO) mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë super pendël. Për ish-kampionin e botës Walters (26-1-1, 21 KO) ishte kjo paraqitja më e dobët në 28 meçet e zhvilluara në boksin profesionist. Thjesht Walters ishte jashtë çdo elementi, ku Lomachenko nga ruandi i parë deri tek i shtati fitoi çdo raund. Në asnjë moment Walters nuk arriti të gjuaj grushtin e djathtë të tij, që konsiderohej arma më e fortë e tij. Walters në raundin e shtatë pësoi 24 goditje të pastërta dhe një nokdovn, ku u dërmua duke u dorëzuar.

E kuptueshme performanca e Lomachenkos, por për një ish-kampion të botës si Walters i cili e fitoi titullin e botës në versionin WBA në kategorinë super pendël me 2012 dhe e mbrotji plot 4 herë për tre vite deri më 2015, ishte e dobët dhe qyqare të dorëzohet. 

Lomachenko dëshiron të boksoj me Manny Pacquioan, por në kategorinë e lehtë. Kjo duket e vështirë të ndodh duke ditur që Pacquiao për dhjetë vite më shumë bokson në kategorinë velter,

Kosovaboxing.org
28 nëntor 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.