RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Timo Schwarzkopf (Festim Kryeziu) fiton titullin IBF International

1 min read

Festim KryeziuBreshë, Itali, 24 qershor 2016 – Festim Kryeziu i njohur në Gjermani si Timo Schwazkopf ka fituar titullin IBF-International në kategorinë velter. Schwazkopf (16-1, 9 KO) përball pati boksierin vendas nga italia, Gianluca Frezza (25-4-2, 8 KO) të cilin e mposhti me vendim të dy gjyqëtarëve, ndonëse njëri e kishte vlerësuar meçin e barabartë.

Schwazkopf para dy viteve konsiderohej si njëri ndër talentët më të medhenjë në Gjermani. Ai po atë vit me 2014 pësoi humbje nga turku me nënshtetësi suedeze, Anthony Yigit me vendim unanim dhe disa menduan se kjo do të ishte fundi për te. Por, këtë vit ai u rikthye duke mposhtur së pari venezualasin Tomas Urabaneja (6-1, 3 KO) me dorëzim në raund të katërt, dhe ja tani vjen kjo fitore e madhe ndaj italianit Frezza që ishte favoritë ndaj tij.

Kosova Boxing i uron fitoren e shënuar dhe suksese të tjera në të ardhmen.

Kosovaboxing.org
25 qershor 2016

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.