RTK

RTKLive
15 Korrik, 2024

Terbunja në kërkim të fitores tjetër

1 min read

Naim TerbunjaNaim Terbunja, javën e kaluar shënoi fitore të rëndësishme ndaj amerikanit Lanny Dardar (3-6-2, 1 KO) me vendim unanim pas 6-raundeve. Të tre gjyqëtarët e vlerësuan fitoren e thellë të boksierit tonë (60-54, 59-55 dhe 59-55).

Terbunja (8-1) për dy vite ishte larg ringut dhe tani dëshiron të kompenzoj sa më shumë duke kërkuar sfida të tjera. Dhe duelin e dytë këtë vit do ta zhvilloj 23 korrik në Moneghan Sun Casino, Uncasville të Connecticut. Ai për kundërshtar do të ketë amerikanin e pamposhtur, Joel De La Paz (7-0, 4 KO). Ky meç do të zhvillohet në 6 raunde.

“Gjithçka është zyrtare. Kontrata është nënshkruar dhe unë synoj fitoren e radhës me 23 korrik. Kam humbur shumë kohë nga lëndimet dhe nga fatkeqësitë sportive, dhe dua t`i kompenzoj dhe të zhvilloj sa më shumë meçe” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Terbunja nuk ka nadrë asnjë ditë pushim nga fitorja. Ai ka vazhduar stërvitjet me intenzitetin më të lartë. Stërvitjet e radhës do ti zhvilloj në Pennsylvania. “Ndryshimet janë të mirë se ardhura për motivim ku në Pennsylvania do të zhvilloj fazën e parë përgatitore, e pastaj do të shohim se dy javët e fundit të sparringut ku dhe me kend do ti bëjmë” tha Terbunja.

Artan Vërbica
25 qershor 2016 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.