RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Shkodran Veseli kikboksieri i vitit 2014

5 min read

Shkodran Veseli vs. ZhivkovicKikboksieri nga Gjakova, Shkodran Veseli ka pasur një vit të sukseshëm duke zhvilluar tetë meçe me kundërshtar të fortë, duke dalur gjashtë herë triumfues dhe duke pësuar vetëm një humbje dhe një barazim.

Veseli vs. Pique – Humbje me vendim të një anshëm të gjyqëtarëveVienë, Austri, 22 shkurt – Viti 2014 nuk filloi aq mirë për Veselin i cili që në meçin e parë të vitit në Vienë të Austrisë, humbi nga kikboksieri nga Syrinami me nënshtetësi holandeze, Marco Pique me vendim dy me një të gjyqëtarëve. Pique kishte eksperiencë të madhe në kikboks, 57 fitore (27 KO), 36 humbje dhe një barazim. Veseli ishte i befasur me vendimin e gjyqëtarëve pasi ishte dominues në raundin e parë dhe të dytë, por që i treti i takoi Piques. Aq më tepër se kishte pritur pasi boksoi para publikut të vet, kur dihet që Veseli jeton në Vienë.

Veseli vs. Zhivkoviq – Fitore me KO në raund të tretë
Osijek, Kroaci,  4 prill – Humbja ndaj Piques nuk e demoralizoi atë, ku duelin e radhës e zhvilloi në Osijek të Kroacisë. Ai përball pati serbin Stevan Zhivkoviq të cilin arriti ta mposht me nakaut në raund të tretë. Ishte goditja fluturuese nga Veseli i cili e kapi serbin me gjunjë në kokën e tij duke e plandosur dhe të lenë të shtrirë, Nuk iu desht as numërimi ku gjyqëtari Kraniçec i cili ndërpreu meçin. Ky meç njëherit u zgjedh edhe meçi më i mirë i mbrëmjes nga organizata FFC – Final Fight Championship. Pas kësaj fitore ekipi FFC i ofroi disa meçe që Veseli në të ardhmen të paraqitet në eventët e tyre.

Veseli vs. Kretin – Fitore me vendim unanim
Ilnau Effertikon, Zvicër, 12 prill –  Pas fitores së sukseshme ndaj serbit Zhivkoviq, Veseli vazhdoi me fitore tjera. Pas vetëm tetë ditëve Veseli u takua me franqezin Dylan Kretin, të cilin e mposhti me vendim unanim pas tre raundeve. Raundin e parë Veseli e filloi furishëm ku pas një kombinimi me goditje si një boksier, arriti ta hedh në dysheme Kretin. Ai u zgjua për të vazhduar deri sa gongu e shpëtoi, Në raundet në vazhdim sërish Veseli pati duelin nën kontroll duke dominuar, por që Kretin nuk u dorëzua dhe u mbajt deri në fund. Fitorja ishte plotësisht e merituar për Veselin.

Veseli vs. Garay – Fitore me vendim njëanshëm të gjyqëtarëve
Olten, Zvicër, 10 maj 2014 – Duelin e katërt të vitit Veseli e zhvilloi në Olten të Zvicrës ku u takua me sllovakun Pavol Garay. Pas një lufte të fortë në tre raunde, Veseli arriti me shumë vështirësi të dal fitues. Raundi i parë i takoi kikboksierit tonë, i dyti Garayt, ndërsa raundi i tretë ishte përcaktues ku Veseli ishte më i mirë duke dal ngadhnjimtar.

Veseli vs. Konsky – Fitore me vendim të njëanshëm të gjyqëtarëve
Zarë, Kroaci, 6 qershor 2014 – Shkëlqimin e tij Veseli e vazhdoi sërish në ringjet e Kroacisë, ku me fitoret e tij, ai u bë i adhuruari i publikut kroat, dhe njëkohësisht ekipit kroat FFC – “Final Fight Championship”, ekip shumë i respektuar sa i përket organizimeve e cila promovohet nga promoteri kroat Orsat Zovko. Fitorja e tij në Osijek me KO, bëri që ai të ftohet sërish edhe në Zarë. Ai përballë pati kikboksierin nga sllovakia Vlado Konsky, të cilin arriti ta mposht me vendim të gjyqëtarëve dy me një. Lufta ishte e përafërt sikurse ajo që e kishte një muaj më parë me sllovakun tjetër Garay. Raundi i parë i takoi kikboksierit tonë, i dyti Konskyt, ndërsa raundi i tretë ishte përcaktues ku Veseli ishte më i mirë duke dal fitues. Ai sërish kënaqi publikun kroat.

Veseli vs. Pique – Barazim pas katër raundeve
Baden, Zvicër, 13 shtator – Veseli nuk ishte i kënaqur me humbjen e pësuar me 22 shkurt ndaj holandezit të natyralizuar, Pique dhe i kërkoi revanshin me te, dhe ky i dha rastin. Në duelin e dytë të tyre u zhvillua sërish një meç interesant dhe i paparishikuar deri në fund. Ishte dueli i 100-të jubilar për Pique dhe ai kërkonte fitore edhe në meçin e dytë ndaj kikboksierit tonë. Ndërsa Veseli kërkonte fitore duke dashur të kthej krenarin e tij. Raundi i parë i takoi Veselit, i dyti Piques, ndërsa i treti Veselit. Por, që gjyqëtarët e vlerësuan të barabartë dhe dhanë një extra raund. Edhe raundi i katërt ishte shumë i fortë, por që gjyqëtarët meçin e përmbyllën të barabartë. Pas këtij vendimi pati protesta dhe zhurmë nga gjithë shikuesit shqiptar dhe zvicëran që ishin të bindur që Veseli ishte fitues, por në fund vendimi i gjyqëtarëve mbeti i fundit. Pique pas meçit deklaroi se Veseli ishte më i mirë në saje të përgatitjes së tij.

Veseli vs. Amoruso – Fitore me vendim unanim
Vienë, Austri, 4 tetor 2014 – Nën organizimin e vëllait të tij, Mërgimit, i cili njëherit është njeriu më i afërt i Shkodranit, në Vienë, Veseli u takua me kikboksierin italian Claudio Amoruso. “The Albanian Warrior” fitoi tre raundet duke shkëlqyer dhe duke kënaqur të pranishmit, që në numër të madh ishin shqiptarë.

Veseli vs. Chen – Fitore me vendim të njëanshëm 
Vienë, Austri, 6 Dhjetor 2014 – Shkodran Veseli meçin përmbyllës të vitit 2014 e kishte me kinezin Douli Chen. Kundër Chen, Veseli ishte takuar dy vite më parë kur pësoi humbje me ndërprerje. Atë botë Veseli dominoi meçin, por pas një pakujdesie u goditë befas dhe u gjend në dysheme. Veseli kishte pritur gjatë këtë takim edhe pse e dinte që do ta ketë shumë të vështirë. Dhe ashtu doli ku Veseli kontrolloi dhe dominoi raundin e parë dhe të dytë, por që raundi i tretë i takoi kinezit Chen i cili deshi sikur para dy viteve ta nakautoj Veselin. Por, Veseli kishte mësuar nga ai gabim dhe ishte i vëmendshëm dhe në raundin e fundit vetëm që u mbrojt. Kjo i solli atij fitoren e pastërt duke e gëzuar pas masë.

Veseli përmbyll vitin me mjaft suksesë, ndërsa Kosova Boxing e zgjedh kikboksierin më të mirë për vitin 2014.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.