RTK

RTKLive
5 Tetor, 2024

Freskim Povataj – Debutuesi më i mirë shqiptar në boksin profesionist për 2014

1 min read

Freskim PovatajBoksieri shqiptar që vepron dhe jeton në Gjermani, Freskim Povataj, ka qenë debutuesi më i mirë shqiptar në boksin profesionist për vitin 2014. Povataj zhvilloi tri meçe në vitin që lamë pas, duke fituar dy meçe dhe duke barazuar një.

Povataj debutoi me 26 prill duke mposhtur debutuesin tjetër, gjermanin e natyralizuar Ali Fetah me nakaut teknik në raund të dytë. Meçin e dytë e pati me boksierin me më shumë përvoj se ai, gjermanin Boris Estenfelder. Estenfelder para se te përballej me Povataj kishte bilanc prej 4-0 (3 KO). Ky duel u përmbyll me barazim pas katër raundeve. Povataj pas këtij meçi iu bashkangjit menaxherit dhe trajnerit shqiptar, Franc “Franky” Ndue, në klubin e tij “Fight Club” Nurnberg. Në meçin e tij të tretë, Povataj arriti fitore të rëndësishme ndaj çekut Frantisek Kynkal, i cili kishte 5 fitore (4 KO) dhe pesë humbje. Povataj arriti ta mposht me nakaut në raund të parë.

Boksi shqiptar pati pak debutues këtë vit. Janë dy vëllezërit shqiptar që kanë dubutuar. Musa Avdiahmetaj, 2-0 (Toni Kraft) dhe Safet Avdiahmetaj (James Kraft) 2-0 (2KO). Fenomeni i ndrrimit të emrave dhe mbiemrave është jo i mirëseardhur për shqiptarët, por pas shumë kritikave nga shumë lexues tanë, vazhdojmë ti mbështesim. Ky fenomen duhet të analizohet mirë nga gjithë ne që meremi me boksin.

Kosovaboxing.org
29 dhjetor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.