RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Armend Xhoxhaj – Boksieri më i mirë amator për 2014

2 min read

Armend XhoxhajProgresi i dy viteve të fundit për Armend Xhoxhaj ka qenë mjaft progresiv. Vetë fakti arritja e tij deri në çerekfinale të kampionatin botëror në Astana të Kazakistanit me 2013 flet shumë, duke na treguar se koha tij po vjen. Këtë na dëshmoi edhe këtë vit duke shkëlqyer në të gjitha paraqitjet e tij. Triumfi i tij në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari” i mbajtur në Gjakovë dhe “Mustafa Hajrullahoviq – Talijan” në Sarajevë ka bërë që ai të jetë në krye të zgjedhurve tanë.

Suksesi i tij ka bërë që Kosova Boxing ta zgjedh boksierin e vitit amator për 2014.

Ai në finale të turneut “Adem Jashari” boksoi me boksierin tonë nga Tirana, Aleksandër Rama, duke dhënë të dytë një paraqitje brilante, ku në fund gjyqëtarët e vlerësuan Xhoxhajn fitues. Ky duel ishte ndër më të bukurit ku juria zgjedhi Xhoxhaj boksierin më të mirë të turneut.

Paraqitja e shkëlqyeshme e Xhoxhaj ishte edhe në turneun ndërkombëtar “Mustafa Hajrullahoviq – Talijan” në Sarajevë, ku Xhoxhaj në gjysëmfinale mposhti, gjermanin Michel Serke. Në finale u takua me pjesëmarrësin e kampionatit botëror, vendasin Xhemajl Boshnjak. Ai mposhti pastër edhe Boshnjakun duke u shpallur më pastaj nga juria profesionale boksieri më i mirë i turneut.

Me sukesin e tij të arritur deri më tani, Xhoxhaj radhitet i 30-ti në ranglistën botërore të AIBA-së në kategorinë gjysëm të rënd.

Kosovaboxing.org
27 dhjetor 2014

2 thoughts on “Armend Xhoxhaj – Boksieri më i mirë amator për 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.