RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Shkodran Veseli dhe Florian Marku triumfojnë me nakaut në Olten të Zvicrës

2 min read

Shkodran VeseliOlten, Zvicër, 28 maj 2017 – Shkodran Veseli dhe Florian Marku kanë triumfuar në fundjavën e kaluar. Te dytë kanë realizuar fitore me nakaut.

Shkodran Veseli ka shënuar fitore të madhe këtë fundjavë në Olten të Zvicrës. Ai mposhti gjeorgjianin me nënshtetësi greke, Levan Guruli me nakaut në raund të pestë.

Meçi filloi mirë për Veselin i cili shumë mirë dominoi raundin e parë dhe të dytë, duke fituar këto dy raunde. Në raundin e tretë Guruli rikthehet duke e barazpeshuar meçin. Ai hetoi lëndimin e Veselit në këmbën e majtë dhe përdor mjaft shumë “Low-Kick-at” apo goditjet e ulta me këmbë duke e detyruar Veselin të gjendet në dysheme.
Rezultati i meçit ishte i barabartë 28-28 dhe në dy raundet e fundit pritej që meçi të ngritë edhe më tepër nivelin, ndërsa që frika ishte tek Veseli i cili si do ta menaxhonte këmbën e lënduar.
Raundin e katërt Veseli e filloi me një kujdes dhe taktikë krejtësisht ndryshe. Ai ishte i vëmendshëm duke luftuar me kontër gard dhe kjo rezultoi me suksesë duke fituar raundin.
Raundi i pestë, i fundit përcaktues ishte më i miri, sepse Veseli arriti të përfundoj në mënyrë maestrale atë. Pas një kërshëri goditjesh nga dy kikboksierët, Veseli në një kundërsulm zuri me gjunjin e tij të djathtë Gurulin duke e goditur fortë në gjoks duke e plandosur duke e lënë të shtrirë. Fitorja në raund të fundit nuk ishte si të përfundoj më mirë, por këtë arrijnë vetë, luftëtarët e mëdhenjë e Shkodran Veseli këtë e dëshmoi se është ndër më të mirët në botë. Me këtë fitore Veseli fitoi titullin e kampionit të botës në versionin WKU në kategorinë deri 76 kg.

Ky ishte meçi i 99-të në karrierë për Veselin. Ai ka bilanc të shkëlqyeshëm prej 80 fitoresh, 18 humbje dhe një barazimi. Ndërsa për Levan kjo ishte humbja e dhjetë në karrierë, karshi 41 fitoreve dhe 4 barazimeve.

florian MarkuNë këtë mbrëmje u paraqitë edhe Florian Marku, kikboksieri më i mirë për 2017 i zgjedhur nga Kosova Boxing. Marku pati meçin e tij në diciplinën MMA. Për te ishte meçi i tretë ku shënpi fitore me nakaut në raund të dytë. Kundërshtari i Markut ishte gjeorgjiani, Gio Barkalia. Ai pati meçin e parë në MMA dhe pësoi humbjen e parë. Marku tani ka bilanc prej (3-0, 3 KO), bilanc i mrekullueshëm për te.

Duelin e radhës Marku do ta ketë me 10 qershor në Athinë të Greqisë. Ai për kundërshtar do ta ketë grekun, Stamatis Bitakos.

Artan Verbica
30 maj 2017

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.