RTK

RTKLive
28 Tetor, 2021

David Benavidez, zbulimi i këtij viti

2 min read

David-BenavidezMeksika deri vitin e kaluar nuk kishte pasur asnjëherë kampion bote në kategorinë super të mesme, e këtë e arriti Gilberto Ramirez (35-0, 24 KO) i cili mposhti gjermanin Arthur Abraham me vendim unanim, duke fituar brezin e WBO-së. 25-vjeçari pas këtij triumfi të madh arriti të mbroj me suksesë titullin kundër Max Bursak me vendim unanim, ndërsa ai vlerësohet ndër kampionët më të mirë botëror, karshi Badou Jack (kampion botëror në WBC), James DeGale (kampion botëror në IBF) dhe George Groves (kampion botëror në WBA).

E nisëm me meksikanin Ramirez, sepse në këtë kategori këtë vit po bënë bujë një meksikan tjetër, bëhet fjalë për 20-vjeçarin David Benadivez. 

David Benadivez e përfundoi vitin 2016 me rezultat mjaft pozitiv prej 16 fitoresh (15 KO) në po aq meçe. Por, askush nuk e kishte pritur se ai në këtë vit do të shënoj edhe dy fitore të tjera të mëdha duke i bërë me dije kampionëve në kategorinë super të mesme se kundër tij nuk do ta kenë të lehtë. 

Sprova e parë e vërtetë Benadivezit iu dha me 28 janar të këtij viti në eventin e madh të zhvilluar në MGM në Las Vegas në parameçin e Carl Frampton dhe Leo Santa Cruz. Benadivez boksoi kundër uzbekut Sherali Memajanov (14-1, 7 KO). Debutimin në një eviniment të madh Benadivez e realizoi si më së miri duke fituar me nakaut në raund të dytë. 

Me fitoren ndaj Majmanov, Benadivez e dëshmoi vetën dhe ai fitoi edhe një privilegj për të dëshmuar cilësit. Ai meçin e radhës do ta kishte kryesorin në eventin e zhvilluar me 20 maj të këtij viti, nga kompania”TGB Promotion” e promoterit Tom Brown në Texas, ku kjo ngjarje u shfaq edhe në televizionin Fox Sports 1.
Para vetes Benadivez kishte meksikanin me shumë eksperiencë, Rogelio Medina (37-7-0, 31 KO). Ky meç ishte më shumë se spektakël ku fitues doli Benadivez duke triumfuar me nakaut teknik në raund të tetë. Tre herëBenadivez arriti ta shtrijë në dysheme Medinën deri sa gjyqëtari ndali luftën e pabarabartë.

20-vjeçari Benadvez (18-0, 17 KO) do të jetë kërcnim për çdo kundërshtar në këtë kategori. Ai në një të afërme do të mund të sfidoj titullin e kampionit, gjë që ne e shohim si të ardhmën e boksit botëror. Forca e tij, gjatësia 185 cm dhe gjërsia e krahëve 193 cm tregon se ku pretendon ky boksier i cili edhe më shumë do ta bëjë interesant kategorinë super të mesme. 

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.