RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Shefat Isufi kundër Dennis Ronert me 1 mars për titullin IBF Youth

1 min read

shefat isufiBoksieri ynë nga Kosova Lindore, Presheva, Shefat Isufi, do të zhvilloj meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij të profesionistit me 1 mars në Magdeburg të Gjermanisë. Isufi do të sfidoj titullin IBF-Youth kundër gjermanit Dennis Ronert. Të dy boksierët janë të pamposhtur deri më tani, ku Isufi në 14 meçe profesioniste ka rekord prej 12 fitore (8 KO) dhe dy barazimeve, ndërsa Ronert ka 19 meçe profesioniste, të gjitha fitore (14 KO). Isufi bokson në kategorinë gjysëm të rënd, por ai këtë sfidë e ka pranuar në kategorinë kruzer. Dueli do të jetë parameç, i Robert Stieglitz dhe Artur Abraham i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBO. Në këtë mbrëmje pritet të paraqitet edhe boksieri ynë i mirënjohur Haxhi Krasniqi, të cilit pritet shumë shpejt ti përcaktohet kundërshtari. Sipas taborit të SES Boxing, Krasniqi mund që për herë të dytë të sfidon titullin WBO Europe.

Kosovaboxing.org
22 janar 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.