Shefat Isufi 2Shefat Isufi do të ketë sfidën më të vështirë në karrierë, pasi me 4 korrik në Mynih të Gjermanisë do të boksoj kundër polakut Dariusz Sek për titullin WBC EuroAsia Pacific Boxing Council në kategorinë gjysëm të rënd.

Sek është i njohur për opinionin tonë pasi vitin e kaluar boksoi me boksierin tonë Robin Haxhi Krasniqi në duelin eliminator për titullin e kampionit të botës në versionin WBO, ku Krasniqi pas 12-raundeve sfiduese doli të dal fitues me vendim unanim.

Isufi shpreson që pas fitores me Sek të boksoj me kampionin e botës në kategorinë gjysëm të rënd në versionet Super WBA, IBF dhe WBO, apo gjermanin Jurgen Brahmer i cili mposhti Krasniqin në mars të këtij viti.

Isufi deri më tani ka zhvilluar 21 meçe në boksin profesionist duke shënuar 17 fitore (13 KO), dy humbje dhe dy barazime. Ndërsa Sek ka bilanc prej 22 fitore (7 KO), dy humbje dhe një barazimi.

Në parameç do të boksojnë edhe dy shqiptarët tjerë që janë vllezër, Safet Avdiahmetaj i njohur si Toni Kraft 4-0 (1 KO) dhe Musë Avdiahmetaj i njohur si James Kraft 5-0 (4 KO).

Kosovaboxing.org
27 qershor 2015