Jurgen Uldedaj kalon në boksin profesionist, tek ekipi gjerman SES Boxing nga Magdeburgu
2 min readUldedaj bëhet shqiptari i dytë në SES Boxing
Talenti i madh shqiptarë, Jurgen Uldedaj ka vendosur që karrierën e tij të boksierit të vazhdoj në boksin profesionist. Ai ka arritur marrveshje me klubin e famshëm gjerman SES Boxing nga Magdeburgu i Gjermanisë. Po të njejtin klub është edhe boksieri ynë i famshëm Robin (Haxhi) Krasniqi. Tani Uldedaj bëhet boksieri i dytë shqiptarë në SES Boxing. Para tij shumë boksierë shqiptarë janë provuar por që ka qenë i vështirë që atyre t`ju ofrohet ndonjë kontratë qëndrimi. Por, Uldedaj me shkathësit e tij, talentin, ka bindur zyrtarët e klubit gjerman që ti ofrojnë një kontratë afatgjate, ku nga ai kanë parë një kampion të madh i së ardhmës.
Lajmin ekskluziv për Kosova Boxing për kalimin e Uldedaj në SES Boxing e ka bërë babai i Jurgenit, Tonini i cili thekson: “Jemi afër një muaj në Magdeburg dhe parimisht jemi marrur vesh për të gjitha. Kanë mbetur vetëm edhe disa pika të vogla ku në ditët në vazhdim do të mirë kuptohemi. Jurgeni do të kalon në boksin profesionist ku i kanë ofruar ofertë dhe kushte serioze për të ardhmen. Dhe nuk e patëm të vështirë, e pranuam” thekson Tonin Uldedaj.
Klubi i ambicieve të mëdha gjerman, SES Boxing në petkun e tij ka edhe shumë yje botëror si ish-kampionin botëror Robert Stieglitz, Christina Hammer, Francesko Pianeta, Dominic Boesel etj.
Uldedaj viteve të fundit ka shënuar rezultatet madhështore në boksin amator duke fituar shumë tituj dhe medalje. Ai vitin e kaluar në kampionatin evropian për junior të mbajtur në Zagreb arriti të fitoj medaljen e bronztë, duke i sjellë Shqipërisë për herë të parë medalje evropiane në këto grupmosha. Pastaj në dhjetor të vitit të kaluar ishte triumfi në turneun ndërkombëtar “Abbas Aghalarov cup 2014″ në Azerbejxhan, duke fituar medaljen e artë. Dhe së fundi erdhi triumfi i tij në turneun ndërkombëtar “Lah Nimani” në Prishtinë duke u zgjedhur boksieri më i mirë i turneut për 2015.
Uldedaj ka qenë boksier i klubit të boksit Tirana. Sukseset e tij lidhen me trajnerin Sead Bushati i cili nga fillimi ndërtoi këtë boksier duke sjellur këto suksese.
Kosova Boxing është njëri ndër mediumet e para që ka besuar në suksesin e Uldedaj dhe arritjet e tij na bëjnë edhe më të lumtur.
Artan Vërbica
26 maj 2015