RTK

RTKLive
4 Dhjetor, 2022

Shala triumfon ndaj Matiç me vendim unanim

1 min read

Foto : Avdush Cakaj Palestra Karragaqi, Pejë, Kosovë, 26 Shtator 2010 – Në një ambient të shkëkqyeshëm në prani afër 2000 shikuesve në palestrën Karragaqi në Pejë, Shpetim Shala ka mposhtur kroatin nga Bosna e Hercegovina, Nikola Matiç me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Shala 9-0-0 (3 KO) dominoi në duelin kundër kroatit Matiç 2-8-0 (1 KO) duke qenë më i mirë gjatë gjithë raundeve, vetem se në raundin e pestë Matiç ishte më i mirë duke rrezikuar boksierin tonë dhe fitoi këtë raund. Dueli i Shpëtim Shalës ishte i treti në këtë vit duke fituar të tre duelet dhe duke bërë rekordin prej nëntë fitoreve pa asnjë humbje. Shala parashikon të zhvillon edhe një duel në fund të vitit në Austri por kjo akoma nuk është definuar. Në parameç të duelit Shala dhe Matiç u zhvilluan edhe 12-të duele amatore.

Kosovaboxing.org do t`ju sjell nesër edhe një fotogaleri nga mbrëmja e djeshme e boksit e zhvilluar në Pejë.

3 thoughts on “Shala triumfon ndaj Matiç me vendim unanim

  1. Vetem perpara Shpetim,mos harro se vetem ushtrimet e krijojn kampionin…E pershendes edhe trenerin shum te mire Dinin qe para 23 viteve me ushtroi edhe mu…mburrem me ju

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.