RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Sa afër sa larg kurora e kampionit për Haxhi Krasniqin

3 min read

Shkruan: Rexhep Hasani

haxhi krasniqi - 2Prishtinë, 17 prill 2013 –  Ngjarje më kulmore në boksin profesionist në versionin WBO në kategorinë gjysmë të rëndë midis boksierit shqiptar Haxhi Krasniqi i cili  jeton dhe vepron në Gjermani, përball kampionit aktual të botës britanikut Nathan Cleverly, që do të zhvillohet më 20 prill në ‘’Wembley Arena’’ të Londrës.

Kështu hezitimeve, disa shtyrjeve të kësaj lufte e pse jo edhe frikës së kampionit aktual të botës Nathan Cleverly për t’i kryqëzuar dorezat me Haxhi Krasniqin, për fat të mirë i erdhi radha. Derisa, Haxhi Krasniqi me gjithë stafin e tij profesionist tashmë është akomoduar në Londër, e gjithë kërshëria dhe akthi i adhuruesve shqiptare në prag të kësaj sprove më të madhe dhe më të vështirë është fokusuar tek dueli që po vjen.
Në prag të kësaj sfide pashmangshëm lindin shumë pyetje, të cilat edhe kërkojnë zbërthim dhe trajtesë gjithëpërfshirëse. Fillimisht lind pyetja, a do t’ia del Haxhi Krasniqi që t’i tejkalojë mundësit e veta momentale për t’u shkruar me shkronja të arta në historinë e sportit shqiptar duke e bërë boksieri i parë profesionist i cili do ta realizonte ëndrrën e ti dhe mijëra adhuruesve të vetë anekënd botës shqiptare, duke u bërë kampion botëror në kategorinë gjysmë të rëndë. Së dyti, mbetet të shihet, a do të shkëlqej Haxhi Krasniqi ashtu si dinë dhe mundet në momentet më të duhura dhe më të vështira në karrierën e tij, pasi përballë e ka kampionin aktual të botës Nathan Cleverly. Së treti cili është niveli i përgatitjes fizike, taktike e mbi të gjitha përgatitjes psikologjike i Haxhi Krasniqit. Pra, lind pyetja tjetër, a do ta gjejë Haxhi Krasniqi mënyrën më të mirë dhe më të qëlluar, për ta rrëmbyer kurorën e kampionit të botës ndaj Nathan Cleverly, i cili është në një epërsi psikologjike, pasi do ta ketë mbështetjen e fuqishme të  adhuruesve të tij vendore.
Haxhi Krasniqin, në sfida e së shtunës, nuk duhet të hynë në ring me një ngarkesë të tepruar e cila do ta shpërqendronte për ta jetësuar strategjisë së luftës së tij e cila do t’i mundësonte që të lartësohet në majat e boksit profesionist. Për ta bërë këtë dëshirë realitet, gjithsesi se junikasin Haxhi Krasniqi, e pretë një luftë shumë e vështirë, pasi  edhe kundërshtari i tij është shumë i vendosur që kurora e tij e kampionit edhe më tej të mbetet pronë e tij.
Kujtoj se arma kryesore të cilën do të duhej që ta përdor Haxhi Krasniqi në duelin e tij më të rëndësishëm në karrierën është:përqendrimi maksimal, nivelin i lartë i gjakftohtësisë, gjetja e mënyrës së duhur për ta ndëshkuar kundërshtarin, përkatësisht ‘’detektimi’’ i mangësive eventuale të boksierit britanik,  shmangja e provokimeve të cilat pritet të vijnë në këtë meç nga Creverly. Por pa mëdyshje se fituesin e këtij dueli do ta përcaktojnë edhe detaje dhe nuancave të tjera të cilat janë përcaktuese zakonisht në luftërat për tilla për titullin e kampionit të botës në boksin profesionist.
Haxhi Krasniqi, aktualisht është kampion Evropian dhe WBO International. Bilanci i deritashëm i Haxhi Krasniqit është 38 fitore (14 KO) dhe 2 humbje.

Në historinë e deritanishme në boksin profesionist,për titullin e kampionit të botës, kanë boksuar dy shqiptarë. Fillimisht  Luan Krasniqi në kategorinë e rëndë në vitin 2005 pësoi humbje nga kampioni i botës në versionin WBO amerikani Lamon Brewster, me ndërprerje në rundin e  nëntë. Ndërsa boksieri i dyti ishte Shpend Abazi i cili në vitin 2007,  humbi në luftën për titullin e kampionit të botës në versionin IBF në kategorinë e lehtë nga amerikani Robert Guerrero në Copenhagen. Abazi, kishte pësuar humbje me dorëzim në raundin nëntë për shkak të dëmtimit.
 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.