RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Revanshi Beqiri dhe Sato me 26 Maj në Stokholm

1 min read

Kikboksieri më i mirë shqiptar i zgjedhur nga Kosova Boxing për vitin 2011 dhe televizioni sportiv Eurosport, Shemsi Beqiri do të takohet me 26 Maj në kryeqytetin e Suedisë në Stokholm me japonezin Yoshiro Sato. Me Saton, Beqiri është takuar vitin e kaluar në Japoni në kuadër të turneut K-1 Max, ku Beqirit padrejtësisht i ishte marrur fitorja. Tani pas një viti e gjysmë Beqiri ka gjasa të mira ti revanshohet. Atë botë Beqiri dominoi në luftë me Saton por gjyqëtarët vendas patën vlerësuar fitues kikboksierin e tyre. Vlerësimi ishte 2 me 1 për Saton. 

“Nuk mund të kuptoj se si ia dhanë fitoren. Unë jam i sigurtë se 100 përqind, isha më i mirë se ai. Në çdo raund fitova. Ata menduan se unë do të jam kafshatë e lehtë për të, por unë dëshmova se jam njëri ndër më të mirët në botë, deri 70 kg” kishte deklaruar Beqiri për Kosova Boxing me 8 Janar 2012.

Ky do të jetë dueli i dytë i Beqirit këtë vit. Ai me 3 Mars në Basel të Zvicrës mposhti japonezin Hirono Yu me vendim unanim pas pesë raundeve.

Beqiri është kampion i shumëfisht botëror dhe kampion botëror aktual në versionin WKA. Ndërsa Sato ka qenë kampion i Japonisë me 2006 dhe 2007 dhe nënkampion i K-1 Final Grand Prix 2010.

Kosovaboxing.org
24 Maj 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.