RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2022

Rrustemi i gatshëm të mposht Le Bannerin

1 min read

Kreshnik Rrustemi do të gjindet para një sfide të vërtet në fundjavë me 30 Qershor, ku para vetës do të ketë kikboksierin e njohur, franqezin Jerome Le Banner. Rrustemi deri më tani ka zhvilluar 32 meçe profesioniste, duke shënuar 25 fitore (8 KO) dhe ka pësuar 6 humbje, dhe ka një barazim. Ndërsa veterani i kikboksit Le Banner ka gjithësej 96 meçe në kikboks, ku ka shënuar 72 fitore (58 KO), 21 humbje, 2 barazime dhe një meç të pakontestuar. Ky meç do të jetë ndër më të rëndësishmit për Rrustemin, ndërsa ai pret fitore. Përgaditjet Rrustemi ka kohë që i ka nisur me trainerin e tij Omar Bel Hadi deri sa pret këtë meç i fokusuar si kurrë më parë. Kosova Boxing disa ditë më parë ka kontaktuar ku Rrustemi theksoi se pret të shënoj një fitore të ndritshme. “Para vetës kam një përballje shumë të rëndësishme. Unë jam përgaditur maksimalisht, ndërsa të shtunden, objektivi im do të jetë vetëm fitorja” theksoi Rrustemi për kosovaboxing.org.

Rrustemi ka arritur majën e kikboksit botëror. Këtë e tregon edhe fakti që ai këtë të shtunde do të ketë meçin kryesor. Në parameç do të boksojë edhe legjenda e kikboksit botëror Peter Aerts dhe Tyron Spong.

Artan Vërbica
27 Qershor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.