RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Reshat Mati: Boksi kërkon durim, nga meçi ardhshëm në një nivel tjetër

1 min read

State Island, SHBA, 6 qershor 2021 – Njëri ndër boksierët më përspektiv tanë që e kemi Reshat Mati, në fundjavën e kaluar shënoi fitore të rëndësishme në Las Vegas, duke rritur rekordin personal në 10-0.

Redaktori i Kosova Boxing, Artan Vërbica po qëndron në New York dhe takoi boksierin tonë.

“Nuk jam i kënaqur shumë me performancën që pata. Jo pse nuk e nokautova, por nuk arrita të tregoj boksin tim” thekson Mati.

Duelin e ardhshëm pritet ta ketë nga muaji korrik deri shtator. Pritet të jetë New Yorku destinacioni i ardhshëm, por mund të jetë Florida.

“Do të doja shumë të boksoj në New York, sepse këtu ndihem ma mirë sepse është vendi im dhe kam njerzit e mi këtu” theksoj Mati.

Mati nga meçi i ardhshëm pritet të zhvilloi duelet e tij në tetë raunde. Ai do të kalon në këtë nivel i cili duhet ti ketë disa meçe në këtë.

“Boksi kërkon durim dhe nga niveli në nivel do të vij aty për të dyluftuar për tituj botëror”, thekson Mati.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.