RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Rangimet e boksierëve shqiptar në versionet evropiane dhe botërore

3 min read

nuri seferi Prishtinë, 23 Korrik 2013 –
Boksierët më të mirë shqiptarë në muajin e Korrikut zënë pozicione të rëndësishme në ranglista botërore në versionet më të rëndësishme.

NURI SEFERI – WBO 4
Ndër më të ranguarit gjendet Nuri Seferi i cili renditet në pozicionin e 4-të në WBO. Seferi do të boksoj me 23 Gusht në Rumani kundër amerikanit Garreth Willson. Fitorja eventuale do të sjellë atë në tre më të mirët në WBO, dhe poashtu në mesin e 10-të më të mirëve në IBF, pasi Willson renditet i 11-ti në IBF.

HAXHI KRASNIQI – WBO 9
Pas humbjes së sfidës së titullit të kampionit të botës, Krasniqi është rënë në pozitën e tetë në WBO, ndërsa ky
version disa ditë më parë në publikimin e ranglistës së re e ka nxjerë në haxhi krasniqi - 2pozicionin e 9-të në WBO. Por, fitorja e fundit ndaj çekut Tomas Adamek nuk është llogaritur, ndërsa pritet që Krasniqi të përparoj në muajin e ardhshëm.

EDIS TATLI – WBA 14, dhe EBU 6
Ai që po ngritet ngadalë dhe sigurtë është Edis Tatli i cili muajin kaluar ishte në vendin e 15-të në versionin WBA, ndërsa këtë muaj është ngritur për një vend, në pozitën e 14-të. Tatli i cili është kampion aktual i titullit WBA-Intercontinental do të boksoj me 17 Gusht, kundër holandezit Innocent Anyanwu. Tatli poashtu renditet në pozitën e 6 në EBU dhe synimi i tij do të jetë të fitoj titullin më të vlefshëm evropian.

ORIAL KOLAJ – EBU 2
Pas sukseseve të një pas njëshme nga boksieri ynë nga Lezha, Orial Kolaj, atë e edis tatli 1111gjejmë në pozitën e dytë në versionin evropian, EBU. Kolaj i cili vitin e kaluar fitoi titullin e Bashkimit Evropian, EU të familjes EBU, ai la këtë titull duke vazhduar me tre fitore tjera këtë vit duke
prituar rastin të sfidoj titullin e kampionit evropian në versionin EBU. Sfidën për titullin e EBU-së Kolaj shumë shpejt do t`a ketë.

DARDAN ZENUNAJ – EBU 11
Pas triumfit të titullit IBO Internacional dhe dy fitoreve të rëndësishme, Zenunaj pozicionohet i 11-ti në versionin EBU. Zenunaj së pari do të boksoj për titullin e Bashkimit Evropian në versionin EBU, me 22 Nëntor, i cili është caku i boksierit tonë. Në rast të triumfit, ai do të synoj titujt tjerë, dhe ndoshta në fillim të vitit 2014, titullin e EBU-së.

SUAT LAZE – EBU 15
Boksieri ynë nga Durrësi me vendbanim në Itali, Suat Laze, muajin orial kolaje kaluar është pozicionuar në vendin e 14-të në versionin e EBU. Mirëpo humbja e fundit me pikë nga italiani Bennoit Manno ka zbritur atë në pozitën e 15-të në EBU.

ARNOLD GJERGJAJ – 18 EBU
Gjergjaj me fitore të sukseshme po ngritet hap pas hapi. Ai renditej i 19-të para duelit me argjentinasin Dominguez, por fitorja e tij e ngriti për një vend dhe tani Gjergjaj gjendet në pozitën e 18-të. Ndryshe nga kategoritë e tjera, në kategorinë e rënd ku gjendet Gjergjaj ka konkurrencë të denjë dhe për të ardhur më lartë në ranglista është shumë e vështirë, por Gjergjaj shumë shpejt do të matet me më të mirët.

AGRON XHILA – 28 WBC dhe 27 IBF 
Fituesi i tre brezave për të rinjë “Youth – WBC, IBF dhe WBO” Arnold Gjergjaj Agron Xhilla, gjendet në pozitën 28 në WBC dhe 27  në IBF. Xhilla ishte edhe më lartë para një viti, dhe ishte afër të zhvillojë meçin me Alexander Aleksaev për titullin IBF Intercontinental, por ky meç u anulua pasi Aleksaev u lëndua.

Pozitë të rëndësishme është dashur të zë edhe Besar Nimani në versionin e IBF, pasi fitoi titullin “IBF – WEST-EAST Europe” por nuk i dimë arsyet pse ky version këtë titull evropian nuk e konsideron të vlefshëm.  Poashtu në versionin WBA nga emaili që kemi marrë, boksieri ynë Elvir Muriqi pritet që shumë shpejt të rikthehet në TOP-15 në versionin WBA.

Përgatiti:
Artan Vërbica 

 

 

 

 

1 thought on “Rangimet e boksierëve shqiptar në versionet evropiane dhe botërore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.