RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Povetkin nakauton Charr-in

1 min read

Povetkin vs. Charr - KO PunchMoskë, Rusi, 30 maj 2014 – Alexander Povetkin ka nakautuar boksierin libanez me nënshtetësi gjermane Manuel Charr në raund të shtatë. Në duelin e vlefshëm për titullin WBC Internacional, Povetkin tregoi se qëndron një shkallë më lartë se Charr duke u treguar ambicioz dhe i gatshëm që sërish të luftoj për titull të kampionit botëror. Tani me këtë triumf Povetkin ka shtuar gjasat që të sfidon titullin WBC i cili u fitua disa javë më parë nga Berman Stivern. Por, fitorja e Povetkin së pari do ta radhisë atë në mesin e TOP-10-shës në WBC e pastaj me ndonjë duel tjetër ti afrohet kreut të versionit më prestigjioz në botë.

Kjo është fitorja e parë e Povetkin këtë vit. Ai në tetor të vitit të kaluar u mposht nga Wladimir Klitschko në luftë për titull të kampionit të botës.

Kjo ishte fitorja e 27-të (19 KO) për Povetkin karshi një humbje të vetme në karrierë të boksierit profesionist. Ndërsa Charr pësoi humbjen e dytë në karrierë, karshi 26 fitoreve (15 KO).

Kosovaboxing.org 
31 maj 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.