Paralajmërimet nga boksi profesionist shqiptar
3 min read
Prishtinë, 22 shkurt 2014 – Fillimi i vitit ka qenë i qetë për boksierët shqiptar duke analizuar për vitin që ka filluar. Por, duelet dhe sfidat e tyre do të fillojnë nga fundi i muajti shkurt ku priten disa përballje interesante.
Kreshnik Qato vs. TBA – (23 Shkurt 2014, Londër, Angli)
Kreshnik Qato 29-8-0 (5 KO) ka paralajmëruar këtë fundjavë meçin e radhës. Qato ende nuk ka përcaktuar kundërshtarin, por biletat kanë dal në shitje ku Qato synon fitoren e radhës.
Stivens Bujaj vs. Elvin Sanchez – (27 Shkurt 2014, New York, SHBA)
Njëri ndër boksierët tanë më perspektiv Stivens Bujaj 10-0 (7 KO) do të boksoj kundër spanjollit me nënshtetësi amerikane, Elvin Sanchez 6-2-1 (5 KO). Ky duel do të zhvillohet në 8 ruunde, dhe do të jetë i vlefshëm për plasmanin më të madhë në renditjet botërore. Bujaj renditet i 76-ti në botë sipas boxrec.com, ndërsa Sanchez i 91-ti në boxrec.com.
Shefat Isufi vs. Dennis Ronert – (1 Mars 2014 – Magdeburg, Gjermani)
Siç e kishim paralajmëruar, sfidën e vërtet të karrierës, Shefat Isufi 12-0-0 (8 KO) do ta ketë duelin e radhës me 1 mars në Magdeburg të Gjermanisë ku përball do të ketë të pamposhturin, gjermanin Dennis Ronert 19-0 (14 KO). Ky duel do të jetë i vlefshëm për titullin “IBF-Youth”.
Ibrahim Balla vs. Thewa Tor Surat – (1 Mars 2014 – Melbourn, Australi)
Ibrahim Balla 3-0 (2 KO) do të zhvilloj meçin e katërt profesionist me 1 mars ku përballë do të ketë tajlandezin Thewa Tor Surat 4-0 (1 KO). Ky meç do të jetë i të pamposhturve, ku Balla synon fitoren e radhës. Dueli do të zhvillohet në Melbourn të Australisë, meç që do të zhvillohet në 4 raunde.
Enver Halili vs. TBA – ( 8 Mars 2014 -New York, SHBA)
Enver Halili 4-0 (1 KO) do të ketë duelin e tij të pestë profesionist në New York, ku kundërshtari i tij pritet të emërohet këto ditë.
Arnold Gjergjaj vs. TBA – (15 Mars 2014 – Basel, Zvicër)
Arnold Gjergjaj 23-0 (17 KO) do të zhvilloj duelin e radhës me 15 mars ku do të boksoj një meç në tetë raunde. Kundërshtari për Gjergjajn pritet të caktohet javën e ardhshme.
Butrint Rama vs. TBA – (15 Mars 2014 – Winterthur, Zvicër)
Boksieri perspektiv Butrint Rama 8-0 (5 KO) do të boksoj me 15 mars në Winterthur. Kundërshtari i tij pritet të emnohet shumë shpejt.
Festim Lama vs. Alfredo Meli – (21 Mars 2014 – Belfast, Iralandë Veriore)
Festim Lama 2-1 (1 KO) do të boksoj kundër britanikut Alfredo Meli. Ky duel do të zhvillohet në Belfast të Irlandës Veriore dhe do të jetë në 6 raunde.
Besar Nimani vs. Zoran Cvek – (22 Mars 2014 – Berlin, Gjermani )
Pas fatkeqësisë që i ndodhi vitin e kaluar, Besar Nimani do të rikthehet këtë vit me një duel të lehtë, ku përball do të ketë kroatin Zoran Cvek.
Nimani 15-0 (13 KO) kishte boksuar me Cvek 8-26-4 (6 KO) me 2012 në Pejë, ku mposhti kroatin me ndërprerje në raund të tretë. Tani synon fitoren e radhës për tu rikuperuar për sfidat e radhës që e presin me 2014.
Gzim Tahiri vs. David Vicena – (22 Mars 2014 – Gallneukirchen, Austri)
Gzim Tahiri 8-0 (5 KO) do të ketë duelin e radhës me 22 mars ku përball do të ketë boksierin nga Çekia, David Vicena 6-17-2 (4 KO). Ky meç do të zhvillohet në Gallneukirchen në Austri dhe do të zhvillohet në 6 raunde.
Agron Xhilla vs. Kai Kurzawa – (5 Prill 2014 – Berlin, Gjermani)
Agron Xhilla do të boksoj me 5 Prill në Berlin të Gjermanisë, kundër Kai Kurzawa për titullin IBF-Inter-Continental. Ky do të jetë dueli më sfidues në karrierë për boksierin tonë nga Struga.
Sefer Seferi vs. TBA – (17 Maj 2014 – Kirberg, Zvicër)
Sefer Seferi më 17 maj do të ngjitet në ring pas 1 viti pauzë për shkak lëndimit që pësoi në krah. Vëllai më i vogël i Nuri Seferit do të boksoj në Kirberg afër Bernit kurse kundërshtar të mundshëm do ti ketë boksierin nga Belgjika kurse tjetri vjen nga Gjermania.
Ndërkohë Nuri Seferi pritet që me 3 maj të boksoj kundër Marco Huck për titullin e kampionit të botës. Poashtu Haxhi Krasniqi do të boksoj me 29 Prill në një meç për renditje më të lartë në WBO.
Kosovaboxing.org
22 shkurt 2014