RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Nuri Seferi kundër Garreth Wilson me 23 Gusht

2 min read

nuri seferi Ditë më parë Kosova Boxing kishte dhënë datën e saktë të meçit të ardhshëm të boksierit tonë Nuri Seferi, 23 Gushtin. Ndërsa sonte ju sjellim poashtu lajmin ekskluziv të kundërshtarit të tij, të cilin Seferi e publikon ekskluziv për ne. Ai do të jetë amerikani Garrett Wilson, i cili renditet i 32-ti në Botë në kategorinë kruzer sipas boxrec.com. Wilson duelin e fundit e kishte zhvilluar ndaj rusit Alexander Aleksaev të cilin e kishte humbur me vendim unanim pas 12-raundeve. Dueli Seferi dhe Wilson do të zhvillohet në 10 raunde.

Ky meç do t`i shërbej Seferit të përmisoj bilancin e tij akoma në renditje, ku pritet me fitore të tij të vendoset në vendin e parë apo të dytë versionin WBO. Poashtu fitorja ndaj Wilson do t`a sjell edhe në mesin e dhjetë më të mirëve në versionin IBF ku Wilson renditet i 11-ti. 

“Dje kam nënshkruar kontratën që me 23 Gusht në Rumani do të boksoj kundër amerikanit Wilson. Kundërshtari do të jetë i vështirë, por unë kam besim në veten time dhe do të triumfoj” theksoi Seferi për Kosova Boxing.

Seferi nuk do të ndalet me kaq, ai pas këtij meçi mendon që sërish të zhvillojë një tjetër duel, afër Burgdorfit vendin ku jeton, në Kirchberg me 14 Shtator.

“Dua që sërish të zhvillojë një tjetër meç me një kundërshtar të denjë. Shpresoj që gjithçka të shkoj sipas planit me 23 Gusht dhe unë sërish do të paraqitem para publikut tim me 14 Shtator” theksoi Seferi.

Wilson deri më tani ka zhvilluar 20 meçe profesioniste, ku ka bilanc prej 13 fitore (7 KO), 6 humbje dhe një barazim. Ndërsa Seferi ka 33 fitore (20 KO), dhe 6 humbje.

Artan Vërbica
13 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.