RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Nuri Seferi anulon meçin me 9 Prill !

1 min read

Boksieri më i mirë shqiptar i vitit 2010, Nuri Seferi nuk do të paraqitet në Hamburg me 9 Prill, siç ishte paraparë. Arsyeja e këtij anulimi ka qenë, sepse organizatori nuk ka gjet ndonjë kundërshtar të denjë për këtë datë. Fillimisht Nuriut i është caktuar një kundërshtar jo i nivelit të tij, bëhet fjalë për lituanezin Jevgenjis Andrejevs 6-38-0 (1 KO), gjë që ai e ka paraqitur paknaqësin e tij. “Fillimisht me kanë thanë që do të boksoj me një boksier të rangut të lartë dhe kjo luftë do të më afroj edhe më shumë në ranglistën e WBO-së. Por disa ditë para meçit që e kisha me Jozsef Nagy në parameç të Klitschko dhe Solis, ku shënova fitore, ju tregova që dua në kundërshtar më të mirë, por kjo nuk u realizua dhe unë nuk dua të boksoj me te” theksoi Seferi disa ditë më parë për Kosovaboxing.org. Nuri Seferi nuk e ka breng që e ka analuar këtë meç, ai po përgaditet për mborjtjen e titullit WBO të Evropës në muajin Qershor apo Korrik, ky është synimi i tij. Nga fundi të vitit do të zhvilloj ndonjë meç eliminator për titullin WBO. Ndërkohë edhe vëllau i Nuriut, Sefer Seferi nuk do të paraqitet me 9 Prill siç ishte planifikuar.

Kosovaboxing.org
6 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.