RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Matjet zyrtare nga Burgdorf: Seferi 89.8 kg vs. Rad 93.7 kg, ndersa Gjergjaj 105.4 kg vs. Moyo 127 kg

1 min read

Hotel Berchtold, Burgdorf, Zvicër, 24 maj 2019 – Janë zhvilluar matjet zyrtare sonte në Burgdorf ku dy protagonistët tonë shqiptarë, Nuri Seferi dhe Arnold Gjergjaj do të zhvillojnë përballjet e tyre.

Seferi doli në matje 89.8 kg ndërsa kundërshtari i tij, Rashid Rad ishte më i rënd 93.7 kg, 3.9 kilogramë më i rënd. Palestinezi me nënshtetësi gjermane, Rad menaxhohet nga menaxheri shqiptarë, Arijan Bajrami.

Ndërsa Arnold Gjergjaj doli të jetë 105. 4 kg, ndërsa Elvis Moyo 127 kg. Edhe këtu Moyo më i rënd se Gjergjaj për 22.4 kg.

Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe kroati Hrvoje Sep që ka trajnerin me origjinë shqiptare ndër më të mirët në Evropë, Leonard Pijtrajn. Sep do të boksoj me hungarezin Attila Koros.

Kosova Boxing do t’ju sjell lajme ekskluzive nga Burgdorfi.

Artan Vërbica

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.