RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Triumfojnë Nuri Seferi dhe Arnold Gjergjaj

2 min read

Sporthalle, Kirchberg, Zvicër, 25 maj 2019 – Në një ambient madhështor në Kirchberg të Zvicrës në pranë të 1500 shikuesve, dy boksierë tanë Nuri Seferi dhe Arnold Gjergjaj kanë shënuar fitore të vlefshme.

Seferi (40-9-0, 22 KO) mposhti palastinezin me nënshtetësi gjermane, Rad Rashid (16-6-0, 13 KO) me vendim të një anshëm pas tetë raundeve.

Dy gjyqëtarë vlerësuan fitoren e Seferit (Fabian Guggenheim – 77-75, Daniel Reinmann 78-74) ndërsa njëri të barabartë (Domenico Gottardi 76-76).

Dueli ishte mjat i fortë dhe sfidues që nga fillimi i raundit të parë. Pesë raundet e para ishin të barazpeshuara, ndërsa në raundet fundit nga e gjashta deri te e fundit e teta, Nuriu bëri dallimin duke fituar përballjen.

Me këtë fitore Nuri Seferi shënoi një rezultat jubilar, fitoren e 40-të. Ai njëherit edhe pse 42-vjeçar dëshmoi freski duke treguar formë të lartë. Me këtë fitore Seferi hap një rrugë tjetër drejt një sfide tjetër që do ta pret në në ardhmen.

Fitore shënoj edhe Arnold Gjergjaj. Gjergjaj (33-3-0, 24 KO) mposhti afrikanin Elvis Moyo (9-6-2, KO) me vendim unanim pas tetë raundeve.

Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Gjergjajt me rezultat 77-74.

Dueli u karakterizua me tensione të larta. Moyo disa herë goditi Gjergjajn mbrapa në shpind për këtë edhe u sanksonua në raundin e pestë me vërejtje publike. Ai njëherë e goditi edhe mbrapa në kokë boksierin tonë. Pas shumë ndaljesh ku nuk lejoi të bëjë meç ashtu siç pritëm, në fund kjo përballje e gjatë u mbyll me fitore të Gjergjajt.

Nga Burgdorf, Artan Vërbica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.