RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Marquez refuzoi 100 milion dollarë të boksoj për herë të pestë me Manny Pacquiao

2 min read

Ish kampioni i botës në katër kategori të ndryshme, meksikani Juan Manuel Marquez (56-7, 40 KO) që fund i dha karrierë sportive këtë vit ka fituar një reputacion të madh botëror, jo për arsyen që mposhti Manny Pacquiaon me mënyrë maestrale me nakaut, por për shkak të refuzimit të boksoj për herë të pestë me filipinasin duke refuzuar ofertën 100 milionshe dollar. Mbi të gjitha për Marquez më e rëndësishme është fitorja e fundit ndaj Pacquiao-s se sa milionat që i ofruan duke mos dashur që në meçin e pestë të rrezikojë. Prandaj meksikani sot jeton me lavdin dhe krenarin e tij dhe popullit meksikan që ka mposhtur për herë të fundit njërin ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave.

Në Meksiko fitorja e Marquez konsiderohet si fitorja më e madhe në histori të boksit.

Marquez dhe Pacquioa për herë të parë u takun në vitin 2004. Atë botë Pacquiao e dominoi meçin duke e hedhur tre herë në nokdovn Marquezin. Rezultati i meçit ishte kongraverz i barabartë.

Bota priti katër vite për revanshin e tyre ku me 2008 të dy kolosët takohen sërish. Përsëri vendimi i gjyqëtarëve ishte kontraverz ku Marquez ishte për një nuanc më i mirë por që fitorja iu dha Pacquiaos.

Dueli i tretë i tyre u zhvillua me 2011 ku Pacquiao e fitoi sërish, por që nga ekspertët u vlerësua prapë i ngushtë si jo i drejtë, si i barabartë.

I paknaqur me thashë e themet dhe kritikat e gjithë botës Pacquiao e ftoi Marquezin për meçin e katërt. Marquez e pranoi si një dhuratë të madhe. Para se të niste përballja e katërt e tyre, komentatori legjendar Larry Mechant sikur se po e ndjente se çfarë do të ndodhë e theksoi: “Mos është e tepërt meçi i katërt për ju Manny Pacquiao. Çfare tu deshtë”. Dhe doli siç tha ai, Pacquiao humbi me nakaut që e gjithë bota u hutua nga ajo që ndodhi. Gjithmonë thojnë e treta e vërteta, por te Marquez dhe Pacquiao doli e katërta e vërteta.

Tentativat e promoterit të Pacquiaos, Bob Arum ishin për që Pacquioa dhe Marquez të boksojnë edhe një herë, por kjo asnjëherë më nuk ishte e mundshme, edhe për kundër të ofertës maramendëse 100 milionshe që Marquez e refuzoi. Nëse Marquez do të pranonte meçi do të zhvillohej në Filipinë.

www.kosovaboxing.org
20 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.