RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Agron Smakiçi kundër Oleksey Mazakin këtë fundjavë

2 min read

Boksieri ynë perspektiv Agron Smakiçi në këtë fundjavë, me 22 dhjetor do të ketë meçin e njëmbëdhjetë në boksin profesionist. Smakiçi (10-0, 9 KO) që njeh vetëm fitoret do të ketë përballë ukrainasin Oleksey Mazakin.

Mazakin një boksier me përvojë të madhe me bilanc prej 14 fitoresh (12 KO), 12 humbje dhe dy barazime, ka përvojë të madhe në boksin peofesionist. Ai ka dyluftuar me boksierët më të fuqishëm në boksin e sotëm duke potencuar, Taras Bidenkon, Odlanier Solis, Juan Carlos Gomes, Vladimir Tereshkin, etj. Nga gjithë këta kundërshtar Mazakin ka humbur por ai ka pasur guximin të dyluftoj dhe të bëjë më të mirën e tij, ndërsa ka mposhtur Artur Marabyan duke fituar titullin WBO Asia dhe barazuar me Konstantin Airich. Pra, meçi i Smakiçit dhe Mazakin do të jetë mjaft interesant dhe domethanës për boksierin tonë.

Smakiçi sot e konsiderojmë si boksierin më premtues shqiptarë. Rezultatet dhe predspozitat e tij i kemi paraqitur shumë herë duke e prezantuar si një të ardhme të vërtetë. Por, te ai sot ka edhe diçka tjetër, ai menaxhohet nga një promoter i fuqishëm Erol Ceylan, i cili do ta sjellë deri te rasti për titullin e kampionit botëror.

“Unë kam shumë boksier nën menaxhim dhe shumica prej tyre janë të kategorisë së rënd. Por, Smakiçi është numër 1. Ai me të vërtetë është kampion i ardhshëm botëror” ka deklaruar Ceylan për Kosova Boxing.

Dueli i Smakiçit dhe Mazakin do të zhvillohet këtë të premte me 22 dhjetor dhe do të zhvillohet në tetë raunde.

Në ngjarjen e 22 dhjetorit do të boksoj edhe Nuri Seferi të cilin e kemi paralajmëruar më parë. Seferi do të boksoj kundër Gogita Gorgiladze. Gorgiladze është boksier cilësor me bilanc prej 36 fitoresh (30 KO) dhe 20 humbje në 56 meçe.

www.kosovaboxing.org
18 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.