RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Marku me 20 nentor kundër Jorick Luisetto

1 min read

Meçi i radhës i Florian Markut do të jetë me 20 nëntor në Wembley Arena në Londër të Britanisë së Madhe. Boksieri ynë do të boksoi kundër franqezit Jorick Luisetto (11-2-0, 3 KO).

Pas shfaqjeve në ngjarjet e mëdha të Matchroom dhe Televizionin e njohur, DAZN, tani Marku do të paraqitet edhe në televizionin tjetër të njohur SKY Sport, që i jep publicitet të madh boksit.

Për Markun (9-0-1, 6 KO) do të jetë meçi i tretë këtë vit. Ai ka shënuar dy fitore të mëdhe këtë vit kundër Ruslan Charlton (6-1-1, 3 KO) duke e mposhtur me nokaut teknik në raund të tetë, duke i shkaktuar humbjen e parë në karrierë dhe romunin Maxim Prodan (19-1-1, 15 KO) poashtu të pamposhtur deri sa u ndesh me boksierin tonë, të cilin e mposhti me vendim të një anshëm.

Fitorja e tretë që pritet të jetë e Markut do të jetë një sukses i jashtzakonshëm për te. Ai pritet që me 2022 të ketë edhe shumë duele tjera në ngritjen e tij në renditjet botërore.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.