Gavazi kundër Polyakov me 20 nëntor
1 min read
Ukrainasi Viktor Polyakov do të jetë kundërshtari i radhës i boksierit tonë, Benjamin Gavazi. Dueli do të zhvillohet në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë me 20 nentor, ku dueli do të zhvillohet në tetë raunde.
Gavazi (13-1-0, 8 KO) synon fitoren e katërmbëdhjet. Në rrugëtimin e tij, ai ka treguar progres dhe ka fituar titullin e kampionit të Gjermanisë. Tani ka një kundërshtar të denjë, një boksier si Polyakov (13-7-1, 6 KO) i cili ka një bagazh të madh në boksin profesionist dhe është i rrëzikshëm.
Në mbrëmjen e 20 nëntorit po të njejtën ngjarje, priten të paraqiten edhe tre boksier tjerë shqiptarë, Albon Pervizaj, Kastriot Sopa dhe Edison Zani.
www.kosovaboxing.org