RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Manny Pacquiao & Floyd Mayweather me 13 Nëntor ?

2 min read

Promoteri Bob Arum ka caktuar datën e re për boksierin e tij, Manny Pacquiao. Opsioni i parë i tij është Floyd Mayweather, por a do të arrihet marrveshja kësaj radhe ende nuk dihet. Arum ka rezervuar sërish stadiumin e Dallasit “Dallas Cowboys” dhe palestrën e njohur MGM Grand në Las Vegas. Ky duel tani është rikthyer në media dhe po flitet me të madhe për pëballjen e mundshme. Herën e kaluar e dime arsyen se pse ky duel nuk u zhvillua. Mayweather e sulmoi Pacquiao-n duke e akuzuar që po merr mjete stimluluese të parandaluara dhe i qiti disa kushte, ndërsa Pacquiao e kundërshtoi dhe e quajti frikacak. Këto ishin dy versionet e dy boksierve.

“Kur du pale bisedojnë siç duhet kjo mund të shkoj tek finalizimi i marrveshjes, këtë e kërkon spektatori. Ne dëshirojmë luftën me Mayweather. Nuk ka asgjë të keqe këtu. Ne i kemi synimet tona, ndërsa nuk varret e gjitha nga shikuesit” deklaroi Arum.

Floyd Mayweather Sr (babai I Mayweather Jr) kishte deklaruar se edhe kësaj radhe nuk do të ketë duel mes djalit të tij dhe Pacquiao, sepse nuk eksiston serioziteti nga pala e Bob Arum.

Ndërkohë lufta mes anglezit me origjinë pakistaneze, Amir Khan dhe Paulie Malignaggi që do të zhvillhet këtë vikend në New York thuhet se fituesi i tyre mund të takohet me Manny Pacquiao nesë dështon edhe kësaj radhe tentativa Pacquiao dhe Mayweather. Por kjo do të duket e pabesueshme pasi edhe Pacquiao dhe Khan kanë të  njejtin trener, Freddie Roach, por paraja mund të sjell gjithçka edhe pse pak duket e mundshme. Përflitet se mund të ndodh edhe dueli me Margariton ose me fituesin e Cotto dhe Forman. Nga këndvështrimi im, atëhere pres duelin Pacquiao dhe Cotto 2, sepse ky duel do të sjell para të majme dhe do të jetë luftë mes dy trainerve më të mirë në botë Emmanuel Steward dhe Freddie Roach.

Artan Vërbica
14 Maj 2010

1 thought on “Manny Pacquiao & Floyd Mayweather me 13 Nëntor ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.