Ilir Canolli – një kick-boxier që premton shumë
2 min readI lindur me 29 Qershor 1983 në Prishtinë. Karierën e kick-boxierit e filloi me 2004 në diciplinat, Full-Contact, Kick-box dhe Thai-box. Ilir Canolli është pjesë e klubit të kick-boxit, Kosova nga Vushtrria. Nga viti 2004 deri 2007 ka bërë gara vetem në nivel të Kosovës. Sukseset në Kosovë i arrinë qysh me 2004 kur shpallet kampion i Kosovës në Full-Conact. Me 2005 kampion i Kosovës në Kick-box. Falë shkathësive dhe punës së palodhshme nga viti 2008 është bërë reprezentues i rregullt i përfaqësueses së Kosovës. Në vitet 2008 dhe 2009 ka bërë gara vetem në nivelin ndërkombëtare. Në garat ndërkombëtare të mbajtura në Francë në Mars të vitit 2008 – “French Trophy – 2008” arritë deri në finale. Po në këtë vit në kampionatin botërorë në Berlin të Gjermanisë ka përfaqësuar Kosovën në dicilplinat Kick-box dhe Thai-box ku arriti të bëhet nënkampion i botës në kick-box dhe në Thai-box kampion botërorë në versionin WKA. Përsëri pjesëmarrës në “French Trophy – 2009” ku arritë përsëri në finale të këtij turneu ndërkombëtar. Kulminacioni më të madh si sportiest e arritë vitin e kaluar në Punta Umbria në Spanjë ku kishte konkurrencë të denjë dhe mbron titullin e kampionit botërorë në Thai-box dhe në kick-box nënkampion botërorë në versionin WKA.
Ilir Canolli sa ishte në kampionat botërorë, kishte rastin t`a takoj njërin ndër kick-boxierët më atraktiv në botë, Ruslan Karaev. Ishte privilegj i tij të takoj një luftar të madh si Karaev. Si duket Karaev ishte për pushime mirpo dashuria për kick-boxin e bëri që aj të përcjell këtë kampionat, por ndoshta ka qenë edhe si pjesë e ndonjë agjenti. Ai e përgëzoi Canollin për titullin e fituar.
Sukseset në kick-boxin amator :
2004 – Kampion i Kosovës në Full-Contact
2005 – Kampion i Kosovës në Kick-box
2007 – Nënkampion i Kosovës në Kick-box
2008 – Kampion botërorë në Thai-box – Berlin, Gjermani – versioni WKA
– Nënkampion botërorë në Kick-box – Berlin, Gjermani – version WKA
– Finalist në turneun “French Trophy”
2009 – Kampion botërorë në Thai-box – Punta Umbria, Spanjë – version WKA
– Nënkampion i Kosovës në Kick-box – Punta Umbria, Spanjë – version WKA
– Finalist për herë të dytë në turneun “French Trophy”
Çmimet dhe epitetet :
2008 – Sportisti më i dallur i zgjedhur nga Kuvendi Komunal Vushtrri
2009 – Kick-boxieri më i mirë nga Federata e Kick-boxit të Kosovës
Artan Vërbica
13 maj 2010
Ilir Canolli te koka Kick-Bokser Mjaft i mire.
Suksese ne te ardhmen !!
Urime ilir te uroj shum suksese ne te ardhmen 🙂
suksese dasht zoti te jesh i pari
nje falenderim Special i takon edhe treinerit tim Lutfi Menxhiqit per punen , dhe mundin qe ka ber per Muaa
ilir urime veq suksese veq vazhdoj qishtuj se qisi trima i duhen Kosoves :D:P te pershendes nga zemra Binaku
Suksese per te arriturat Ilir , mos u ndal me kaq, e dim qe ke kapacitet per me shku me lart , suksese ne te ardhmen
Urime te perzemrta nga une Ilir. Uroi qe te jesh cdo here me i miri edhe je Nr-1. Vazhdo me punen mos u ndal..
Ilir te deshirojm suksese te metutjeshme , shpresojm qe se shpejti do te shkon k-1 vetem duhet nje perkrahje ma e madhe instutucionale se pa dyshim qe do te mbrrish atje, suksese vllaqko.
Nuk po muj me te gjet ne at renditjen e atyre sportistav ku esht Luani etj… aty e ke vendin Ilir edhe tii
se shpejti de te arrish edhe ne K1 me qet intenzitet qe ke fillu puno vella je 1-shi
Bravo te qoft shook….
kuptohet gjithqka arrihet me pune, e suksese ne te ardhmen, t’pershendes klb… Shokuu Ilir…
krenohem me ty, krenohem qe kam pas rastin te te njof 😀 suksese edhe me te medha
Per Ilirin nuk kemi cka te flasim, flet vete puna e Ilirit dhe sukseset, dihet se ne cfare kushtesh punon, e te kete keto rezultate, por shteti i Kosoves duhet te mendoj per sportist te till qe te ju krijoj kushte, e rezultatet nuk do te mungojn. Iliri eshte nje sportist i mrekullueshem e djale shume i sjellshem dhe i kulturuar, i duhen vetem kushte e rezultatet vetem se do te rriten andaj Ilirit i deshiroj vetem suksese e pune edhe me te madhe, por mos te harrojm duhet te gjithe te apelojm te institucionet perkatese qe te krijojne kushte.
Ilir vetem perpara e besoj se do te kesh perkrahjen e te gjithe sportedashesve
Flm t’gjithve ne veqanti e falenderoi trainerin me te sukseseshem te Boxit Kosovar Agim Tahiraj, flm shume per vlersimin tend, rrespekt te madh per ty .. i Nderuar
PERSHENDETJE …NUK E DI CFAR TE KOMENTOJ TJETER SEPSE MICT TAN E KAN CEK EDHE ME HERET SE UNE …POR KEMI NJE VLERESIM TE MADH PER ILIRIN DHE NJE RRESPEKT CE AJ E GEZON PREJ NE TE GJITHEVE SEPSE EDHE E MERITON ….ME VJEN SHUM MIR CE KESI DJEMSH KA EDHE KOSOVA NJEHERIT TE UROJ SUKSES TE METUTJESHEM …..DHE JE NJE PERSON CE JA VLEN ….BRAVO
Genial fill someone in on and this fill someone in on helped me alot in my college assignement. Thanks you as your information.
ska mate fort veq suksese ne te ardhmen ma imiri je pershendetje nga bimi
Ilir shum i mir je veq vazhdo te uroj suksese ok shihemi ne 2011 ne ks TUNG
veq ec perpara se maiforti je