RTK

RTKLive
18 Mars, 2024

Krasniqi e mposhti Dobersteinin duke e detyruar të tregoj respekt

3 min read

Përgatiti: Artan Vërbica

Krasniqi vs. DobersteinSaarland, Gjermani, 15 korrik 2016 – Haxhi Krasniqi i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët sonte me fitoren e arritur ndaj gjermanit të natyralizuar, Juregen Doberstein. Pas 12-raundeve të forta dy gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Krasniqit me 116-113 dhe 116-111, ndërsa vetëm njëri si të barabartë 114-114.

Ashtu siç ishte pritur dhe doli të jetë sfidues dhe emocional ky meç. Që nga raundi i parë e deri tek ai i fundit meçi ishte sfidues duke mos u ditur fituesi. Krasniqi kishte fitoren në duart e tij dhe domionoi meçin, por ishte droja se mos vendimi i gjyqëtarëve në fund mund të jetë i padrejtë, gjë që ndodh shpeshë herë në boks, ku nuk fiton gjithmonë më i miri.

Krasniqi pati incijativën që nga fillimi dhe arriti ta mbajë deri në fund, thjesht ishte i fokusuar dhe me zemër e deshti më shumë fitoren.  Incijativa ishte në anën e Krasniqit, por kishte momente të mira edhe Doberstein. Gjatë gjithë kohës Krasniqi mbante mesin e ringut dhe ishte vërsulesi në ring, por duhet theksuar se mbrojtja e Doberstein ishte në nivelin e pëlqyer. Shpeshë herë Krasniqi prente rrugën e Doberstein, por nuk arrinte ta shpartallonte. Raundi i 11-të ishte më dramatiku, Krasniqi qëlloi disa herë një pas njëshëm fortë Dobersteinin, por çuditrisht ai rrezistoi. Ky raund dëshmoi me të vërtetë për fuqin dhe rezistencën që kishte Doberstein. Krasniqi humbi shumë energji dhe pastaj kishim frikë se mos Doberstein po i kundër përgjigjet, por edhe ky ishte i lodhur dhe i dërmuar dhe jo i rrëzikshëm. Meçi ishte lojë nervash dhe fitoi siç e theksova më sipër insistuesi, që ishte Krasniqi që ishte hyrë në këtë përballje për vetëm fitore.

Stili i Doberstein me kujtoi boksierin legjendar Timo Hoffman, dhe gjatë përcjelljes së meçit më kujtonte meçin ndërmjet tij dhe Luan Krasniqit të vitit 2004. Por, këtu ishte diç më ndryshe sepse atë botë Luan Krasniqi pati humbur disa raunde në fillim të meçit, ndërsa arriti në fund të nxjerrë një barazim, i cili ishte i padrejtë pasi Krasniqi ishte më i mirë. Dhe kësaj ndodhie sonte i kisha frikë, pasi të dytë si Krasniqi dhe si Doberstein luftojnë nën petkun e flamurit gjerman dhe ishte Krasniqi gosti i Dobersteinit, që shumë kisha frikë që ky meç mund të shpallej i barabartë, por që fatmirësisht nuk ndodhi ku fitues u shpall Haxhi Krasniqi me plotë meritë.

Ndonëse kemi dëshirë gjithmonë që boksierët tanë të dalin triumfues, kësaj radhe ishim edhe të irrituar dhe të gjithë ne dëshiruam më shumë se kurdo herë këtë fitore, sepse Doberstein ishte jo korrektë dje në matje zyrtare kur shtyu boksierin tonë. Dhe paralajmërimin që e kisha dhënë se vendi i ballafaqimeve është ringu, doli të jetë ashtu ku kulturën sportive dhe miresjelljen ia mësoj Krasniqi pikërisht Dobersteinit sonte në ring dhe pas meçit Krasniqi e detyroi të tregoj respekt.

Për fund, triumfi i Krasniqi ndaj Doberstein na gëzoi pa masë. Titujt e fituar WBA dhe WBO Intercontinental bëhen të tij me plotë meritë. Meçi jubilar i 50-ti na gëzon të gjithëve.  E kam theksuar disa herë dhe po e përsërisim, se Krasniqi ka predspozita për triumfuar ndaj kampionëve botëror si Badou Jack, James DeGale, Felix Sturm, etj.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.