Kacafyten Krasniqi dhe Doberstein në matje zyrtare
1 min readBoksieri i njohur kosovar Haxhi Krasniqi është kacafytur me kundërshtarin Juergen Doberstein në matjet zyrtare
Saarland, 14 korrik 2016 – Gjithçka kishte filluar mirë ku në matje zyrtare të dy boksierët ishin në limit në 76.0 kg. Por, kur erdhi koha që dy boksierët të shikohen sy më sy, Doberstein shtyu boksierin tonë duke u treguar jo sportist i vërtetë. Menjëherë pas kësaj ndërhyrën dy taboret për tu mos u përshkallëzuar më teper situata.
Vendi i ballafaqimeve është ringu z. Doberstein. Kulturen sportive dhe miresjelljen do t`ia mësoj nesër mbrëma Krasniqi pikërisht Dobersteinit në ring.
Foto: Eroll Popova