Heroi i boksit botëror, i pamposhturi, Kampioni unfikiues botëror që mban të gjitha brezat WBC, WBA, IBF, WBO në kategorinë e mesme, Gennady Golovkin dhe sfiduesi numër një botë, Ring Magazine Kampioni i botës, ikona meksikane, Saul Alvarez i njohur si Canelo, do të thojnë fjalën kryesore javën e ardhshme kur do ndeshen ndërmjet veti duke tregur se cili është boksieri më i mirë në planet.

Dueli i tyre do të jetë milionësh dhe pas meçit Mayweather dhe McGregor, është ky duel këtë vit që kap dy shifrat milionshe. Canelo do të marrë më shumë ku i ka të garrantuara 15 milion dollar, ndërsa pritet nga shitjet e të drejtave televizive të fitoj edhe 10 milion të tjera, që kap shumën 25 milion dollar. Golovkin edhe pse kampion i padikutueshëm botëror, do të fitoj më pak. Arsyeja është se ai ka më pak popullaritet se sa Canelo në SHBA, që admirohet më shumë nga amerikanët e kryesisht meksikanët që jetonë në një numër të madh në SHBA. Golovkin do të fitoj 10 milion të garrantuara, ndërsa pritet të fitoj nga shitjet televizive edhe 5 milion të tjerë, në gjithsejt 15 milion dollar. Por, nëse i shtojmë edhe sponzorat e dy boksierëve atëhere pritet që në fund të meçit Canelo të fitoj afër 40 milion dollar në total, ndërsa Golovkin të fitoj 20 milion dollar në total.

Po cili do të jetë fituesi? Fituesin do t`a mësojmë me 16 shtator kur këta dy kolosë do të takohen në T-Mobile Arena në Las Vegas. Unë mendoj se fitues do të dal Canelo Alvarez, por kur analizoj karrierën e shkëlqyshme të Gennady Golovkinit i cili për 16-herë rresht ka mbrojtur titullin e kampionit të botës, atëhere mendoj të vejë bast në kazakun e pamposhtur deri më tani. Canelo numëron vetëm një humbje dhe atë legjenda Floyd Mayweather, i cili pësoi nga Mayweather në 2013 me vendim unanim. Kjo është humbja e vetme ku meksikani ka bilanc të shkëlqyshëm (49-1-1, 34) në 51 meçe deri më tani. Ndërsa Golovkin ka bilanc qind për qind (37-0, 34 KO).

Dy boksierët kanë shkathësi të jashtzakonshme. Asnjëri nuk mundemi të thejmë se nuk kanë gjasa, duke ditur kualitetet që posedojnë. Pra, data 16 shtator do të mbyllë gjithë dilemat se cili do të ngadhënjejë.

Artan Vërbica
12 shtator 2017