RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Golovkin vs. Canelo: Mendimet e personave më eminente të boksit botëror se cili mund të jetë fituesi?

3 min read

Në prag të meçit shumë të pritur ndërmjet Gennady Golovkin dhe Saul Alvarez Canelos, agjencioni Kosova Boxing është munduar për gjithë lexuesit të sjellë komentet dhe mendimet e shumë boksierëve kulmor botëror, legjendave, ekspertëve, trajnerëve më të mirë në botë, se cili do të mund të jetë fituesi për meçin e sontëm.

Mike Tyson: “Do të jetë luftë e fortë. Të dy boksierët godasin fortë, shumë e vështirë ta parashikosh”.

Oscar De La Hoya: “Rezulatet e dy boksierëve flasin shumë. Golovkin ka nakautar thaujse çdo kundërshtar që i ka dal para. Canelo poashtu deri tani ka dëshmuar se është në maje të boksit dhe duhet të dëshmojë më të mirën në këtë duel të paqartë”.

Floyd Mayweather: “Dua të flas sinqerisht. Unë mendoj që Canelo mund ta rrahë Golovkinin”.

Jim Lampley: “Pesha që do të boksojnë i shkojnë për shtati Golovkinit. Kombinimet me goditje të forta do ti sjellin fitoren Golovkinit”.

Max Kallerman: “Golovkin është shumë i mirë, por Canelo është diçka tjetër. Kur Golovkin ka boksuar me të tjerët dhe kur kërkon ato goditjet me kombinime, ai ka ditur të pranoj goditje në kundërsulme. Prandaj do të jetë ndryshe kundër Canelos i cili din të kundër-përgjigjet”.

Eddie Hearn: “Nuk kam pa dike që gjuan goditje në kategorinë e mesme sikur se “Triple G”. Edhe kundër boksierit tim Kell Brook kjo u dëshmua. Golovkin favorit sipas meje”.

Daniel Jacobs:“I njoh mirë shumë të dytë. Me Golovkin boksova para gjashtë muajve dhe pata edhe unë çastet e mija edhe pse humba me vendim unanim. Poashtu me Canelon kam bërë sparring dhe e njof shumë mirë. Nga përvoja ime i njoh dy boksierët dhe mendoj që Canelo do të triumfoj, ka diçka ma speciale se Golovkin”.

Shawn Porter: “Canelo do të fiton. Canelo ka elemente më të mira të boksit. “Triple G” ka goditjen e fortë, por fuqia, teknika, do të janë përparsia e Canelos”.

Tony Bellow: “E gjitha do të jetë te fuqia. Ai që do të dijë të balanson meçin dhe fuqin ta ruaj deri në momentet e caktuara do të jetë fitues”.

Stephan A. Smith: “Golovkin do të fitoj në raundet e fundit me TKO. Ai është boksier më i fortë, për këtë arsye mendoj se ai do të jetë triumfues”.

Freddie Roach: “Unë mendoj që “Triple G” është boksier më i mirë, por shumë njerëz më akuzojnë duke më thënë që e kam gabim. Fiton Golovkin”.

Roy Jones Junior: “Besomni nuk e dij. Skam koment”.

Juan Manuel Marquez: “Do të jetë meç i fortë. Canelo ka stilë perfekt të fitoj këtë meç. Golvkin poashtu është boksier shumë i mirë, por mendoj që në fund Canelo do të fiton meçin”.

Manny Pacquiao: “Triple-G” do të fiton këtë meç, mendoj me nakaut”.

Sergey Kovalev: “Askush s`mund ta parashikoj fituesin, por unë mendoj që Golovkin do të fitoj, e njof karrakterin e tij sepse është mik i imi”.

Shane Mosley: “Besomni nuk e dij kush do të fitoj, nuk e di, nuk e di, nuk e di. Meç shumë e fortë do të jetë i pa parashikueshëm”.

www.kosovaboxing.org
16 shtator 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.