RTK

RTKLive
6 Tetor, 2022

Keta dhe Shala në mesin e boksierëve më të mirë shqiptarë

3 min read


Keta vs. ShalaGjetan Keta dhe Shpetim Shala me fitoret e fundit të arritura kanë dëshmuar se këtyre dy kolosëve duhet dhënë respektin, por edhe më shumë se kaq. Në muajin Korrik të dy boksierët, si Keta ashtu edhe Shala shënuan fitore të mëdha ndaj dy kundërshtarëve të dalluar.

Keta me 18 korrik u paraqitë në një eviniment të madh siç ishte ai ndërmjet Arthur Abraham dhe Robert Stieglitz, që u zhvillua në Gerry Weber Stadium në Halle të Gjermanisë. Ai boksoi ndaj rusit Aliklych Kanbolotov që kishte bilanc prej 12 fitore (6 KO) dhe dy humbje, duke e nakautuar rusin në raund të tretë. Kjo fitore ngriti Ketën në pozitën e 84-të në ranglistën botërore në Boxrec.com. Ndërkohë Keta fitoi për herë të dytë titullin “EuroAsia Pacific Boxing Council”, nën titull i çmuar nga versioni WBC. Keta më këtë fitore ngriti rekordin e tij në 19 fitore (16 KO) dhe tre humbje në 22-meçe të zhvilluara në boksin profesionist.

Ndërsa me 26 korrik në Pejë, Shpetim Shala boksoi me një kundërshtar të rrëzikshëm siç është Enes Zeqiroviq, duke shënuar fitore të merituar me vendim unanim pas dhjetë raundeve. Boksieri pejan i shfaqi humbjen e dytë në karrierë boshnjakut Zeqiroviq, karshi 14 fitoreve (10 KO). Shala me këtë fitore ngriti rekordin e tij prej 20 fitoreve (8 KO) një humbje dhe një barazimi në gjithsejt 22 meçe sa ka zhvilluar në boksin profesionist. Me këtë fitore Shala tani radhitet i 68-ti në ranglistën botërore në Boxrec.com.

Pas këtyre sukseseve të Ketës dhe Shalës, Kosova Boxing konsideron që dy boksierët tanë iu afrohen boksierëve më të mirë shqiptarë që kemi tani në boksin profesionist, së bashku me Edis Tatlin, Haxhi Krasniqin, etj. Të tjerët nuk do ti futim me më të mirët sepse disa kanë pësuar në duelet e fundit dhe disa kanë qenë jo aktivë për një kohë të gjatë.

Dy boksierët tanë duhet përgëzuar edhe për një gjë. Boksi në Kosovë dhe Shqipëri ka pasur ngecje dhe nuk ka organizuar asnjë boksier ndonjë meç profesionist, ndërkohë dy Federatat e boksit Profesionist si në Kosovë ashtu në Shqipëri kishin qenë jo aktive.

Ngjarja e para fundit e boksit profesionist në Shqipëri ishte mbajtur me 2 maj 2010 në Tiranë ku atë botë Kreshnik Qato mbrojti titullin WBF ndaj Estaban Waldemar Ponce. Dhe ishte Gjetan Keta që pas katër viteve zhvilloi një meç profesionist në vendlindjen e tij në Bulqizë për titullin pas katër vitesh duke mbrojtur titullin “EuroAsia Pacific Boxing Council”.

Ndërsa ngjarja e fundit në Kosovë në boksin profesionist u zhvillua me me 24 maj të vitit 2013, më shumë se dy vite. Këtë ngjarje e organizoi Federata e boksit Profesionist të Kosovës duke mbledhur yjet e boksit profesionist shqiptarë si Besar Nimanin, Disarjot Gashin, Bujar Sejdiun.

Prandaj, duhet përgëzuar Gjetan Ketën dhe Shpetim Shalën për jetësimin e boksit profesionist në dy shtetet tona.

Përgatiti: 
Artan Vërbica
3 korrik 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.