Ka ndrruar jetë Sascha Wunsch
1 min readFoto : Kosovaboxing.org
Prishtinë, 3 Gusht 2011 – Agjencioni ynë Kosova Boxing me pikëllim ka marr sot lajmin për vdekjen e boksierit dhe kick-boxierit gjerman Sascha Wunsch. Wunsch ka qenë pjesë e klubit të njohur “Thai-Kick-Boxing Gym Limani” të kick-boxierit tonë të njohur shqiptar Mirdi Limani. Wunsch ishte 35-vjeçar dhe kishte pasur sulm në zemër, gjë që nuk kishte arritur të përballoj. Ai ishte pjesëmarrës i turneut tonë tradicional të parë të vitit 2008, “Lah Nimani” në Prishtinë. Wunsch edhe pse ishte gjerman me nacionalitet, karakteristikë e tij ka qenë se ai ka mbajtur gjithëmonë simbole shqiptare, duke e pasur parasysh edhe një tatuazh në barkun e tij me simbol të UҪK-së. Ai në meçe ishte paraqitur gjithëmonë me flamur shqiptar dhe më këngë shqiptare. Lajmin për Kosovaboxing.org e bëri të ditur ekipi Team Limani. Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjtën në Frankfurt. Kosova Boxing i shpreh ngushëllimet tona familjes së Sascha Wunsch dhe ekipit “Thai-Kick-Boxing Gym Limani”.
Foto nga arkivi i vitit 2008 :
Ngushllime per familjen edhe per shoket e tij!
Nuk e pasna njoft kete SHQIPTAR te madh. Vetem kqyrne sa hije pi ka shqiponja… Zot sa pom dhimset. Zoti e shperblefte me Xhehnet.
Ngushllime kejtve!
ZOTI PAST MESHIRE PER TE NDJERIN, SE KA QENE NJE NJERI I MIRE DHE E KEMI PAS NJE MIK TE MIRE.
JU FALIMINDERIT
TEAM GYM MIRDI LIMANI
FRANKFURT
Ngushëllime familjes Wunsch !
ngushllime
ngushllime i paska dashte shqiptaret