RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Ilir Latifi – Biografia

2 min read

Ilir Latifi u lind me 28 Korrik 1982 në Malmo të Suedisë. Iliri rrjedh nga një familje fisnike shqiptare nga fshati Dumnicë e Vushtrrisë. Familja e Ilirit kanë emigruar në vitin 1970 në Suedi. Që nga mosha 6-vjeçare ka filluar të ushtron mundje në stilin greko-roman. Sporti i mundjes është sport shumë i fortë dhe thuaj se të gjithë që kanë pasur suksese në këtë sport, më pas janë bërë të njohur edhe në diciplinën luftarake MMA. Sikur se Fedor Emilianenko, Randy Couture, Dan Henderson e shumë luftëtar të njohur në MMA, kanë filluar me sportin e mundjes. Iliri është vëllau i vogël i Arbenit, i cili ka qenë kampion evropian, kampion pan-amerikan dhe kampion i botës me 2006 në diciplinën luftarake Brazilian Ninjitsu. Iliri ka kombinuar stilin që vet e ka ushtruar të mundjes dhe atë që ja ka mësuar vëllau Arbeni të Brazilian Ninjitsu, dhe çdo ditë e më shumë është duke e mësuar boksin dhe kick-boxin. Këto katër diciplinat e sjellin një kampion të vërtet në MMA, e Iliri i ka të gjitha. Ai peshon 95 kilogramë dhe është i gjatë afër 185 cm dhe do të jetë i frikshëm për çdo kundërshtar në të ardhmen.

Suksesin më të madh në mundje e arriti në vitin 2004 kur fitoi titullin e kampionit evropian në organizatën “ADCC – Submission Wrestling”. Po këtë vit me 2004 ka luftuar për titullin e kampionit botëror në organizatën ADCC kundër një ish-luftëtari të UFC-së, Dean Lister. Latifi humbi me pikë në finale. Në vitin 2008 Ilir Latifi debutoi në ringun MMA. Deri më tani ka zhvilluar 7-duele profesionale ku ka shënuar 5-fitore, 1-humbje dhe një luftë të pa kontestueshme.

Dueli i radhës për Ilir Latifin do të jetë me 20 Shtator në Zhenevë të Zvicrës.

3 thoughts on “Ilir Latifi – Biografia

  1. Nr 1 Ilir Latifi 😀 ska ma i fort se kyy jjoo (You Are The Best Ilir Latifi) 😀

  2. rrespekt per ilir latifin shum bokser i fort kur e rrejti shkavin per 100 sekonda wow rekord

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.